E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike, ka rritur stresin në punë

Sondazhi

Sondazhi

Stresi në punë është një shqetësim për pjesën më të madhe të fuqisë punëtore në Europë. Këtë gjë tregon një sondazh i organizuar nga Ipsos MORI në emër të Agjencisë Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA).

Në sondazh janë pyetur rreth 35 000 persona në 36 shtete europiane mbi çështjet e lidhura me vendet e punës, përfshirë stresin dhe rëndësinë e shëndetit dhe sigurinë.

Tetë të dhjetat e popullsisë aktive për punë nëpër të gjithë Europën mendojnë se numri i njerëzve që vuajnë nga stresi në vendin e punës do të rritet (80%), nga të cilët 52% presin që ky numër të rritet shumë.

Kriza financiare dhe bota e punës gjithmonë në ndryshim po i  shton kërkesat mbi njerëzit e punësuar. Kështu, nuk është çudi se stresi në vendin e punës është gjithmonë në plan të parë në mendjet e njerëzve, thotë Dr Christa Sedlatschek, Drejtoreshë e kompanisë së sondazheve EU-OSHA.

Anketimin është shtrirë në gjithë Evropën, përfshi dhe Shqipëria, ku u anketuan 1306 persona. Nga  ky sondazh rezultoi se gjysma e shqiptarëve (51%) janë të bindur se shqetësimet e tyre lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë do të gjenin zgjidhje nga eproret e tyre.

Shqiptarët bien dakord se është e nevojshme marrja e masave  të duhura për sa i përket shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës për të patur një rritje të konkurrencës ekonomike të vendit. 90% e të intervistuarve pajtohen me këtë. /F.S/


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›