E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha viziton familjen e Aleksander Pecit Akti i tij na ben krenar

Kryeministri Sali Berisha viziton familjen e nëntetarit Aleksandër Pecit, i cili u plagos në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit në Afganistan, për të cilin kryeministri tha se akti i tij burrëror bën krenar çdo shqiptar.
“Ky është një gëzm për Aleksandrin, për familjen e tij dhe për çdo shqiptar, i cili ndihet krenar me Aleksandrin dhe efektivin e ushtarakëve tanë në Afganistan, të cilët operojnë në zonat më të nxehta, por edhe në misionin më fisnik atë të paqes dhe ruajtjes së saj”- u shpreh kryeministri.
Duke e krahasuar paqeruajtësin shqiptar me ata biblikë që kanë mbrojtjen dhe bekimin e Zotit Berisha u shpreh se Aleksandri është shembulli më i arrirë, por burrëria e tij dhe kurajoja e tij bëri që sot të kthehet mes nesh shumë mirë.
Nga ana e tij nëntetari Peci e falënderoi kryeministrin Sali Berisha për vizitën
Po dje, nëntetari Peci dhe familja e tij u vizitua nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila i shprehu urimet më të mira për kthimin në atdhe në gjendje të mirë shëndetësore të dhe e falenderoi personalisht, por edhe në emër të Kuvendit për kontributin e tij në kryerjen e misionit me guxim dhe heroizëm.
Pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale në Kandahar nëntetari u dërgua për një mjekim më të specializuar në Gjermani, prej nga u kthye pak ditë më parë, dhe pas kujdesit të mjekëve në Spitalin Ushtarak në Tiranë, Peci u kthye dje pranë familjes së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›