Berisha viziton minatorët e plagosur

Kryeministri Berisha, pasi u njoh nga shefi i reanimacionit me gjendjen dhe trajtimin e tyre, vizitoi minatorët dhe i uroi shërim të shpejtë.
Ai siguroi se qeveria është e vendosur të japë ndihmën e mbështetjen e saj, për shërimin e shpejtë e tyre. “Ky ishte një aksident i dhimbshëm dhe tragjik dhe qeveria është e vendosur, së bashku me mjekët, të bëjë çdo gjë për t’ju ndihmuar”, theksoi kreu i qeverisë.
Më parë, kryeministri i dërgoi një telegram ngushëllimi i familjes së minatorit Naim Shyti, i cili humbi dje jetën, në minierën e Bulqizës. Në mesazhin e tij drejtuar familjarëve të të ndjerit Naim Shyti, Kryeministri shprehet se, “vdekja tragjike e njeriut tuaj të dashur, birit, babait, prindit, ishte një lajm shumë hidhërues për mua dhe familjen time, por edhe për qeverinë e vendit.
“Me këtë rast, duke ndarë me ju dhimbjen e kësaj humbje, i shpreh familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit Naim Shyti ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem që shpirti i tij të gjej paqen e merituar’, theksoi Kryeministri Berisha. /Start/
2011-10-19 16:42