Aksident në Rinas, 1 i vdekur e 6 të plagosur

Ngjarja ndodhi në rrugën e re të Rinasit, kur një shtetas duke qarkulluar me një automjet tip Furgon, është përplasur me automjetin veture “Hyundai”, drejtuar nga shtetasi Altin Pren Dushaj, 28-vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i cili qarkullonte në drejtimin Qafë Kashar-Rinas.
Për pasojë të kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetasi Altin Dushaj, dhe janë aksidentuar shtetasit Vjollca Izet Luca, 49-vjeç, (në gjendje të rëndë), Erald Nezhdet Hoxhalli, 23-vjeç, Jetmira Ismail Doda, 26-vjeç, Flamur Ismail Doda, 27-vjeç, Elton Bashkim Bogdani, 23-vjeç, Florian Hysni Mulleti, 30-vjeç.
Njësitë e rajonale të policisë rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Cufi Elezaj, 23-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Bathore Tiranë, i cili dyshohet se është shkaktar i aksidentit të rëndë. /S.Ll/Start/
2011-10-20 09:43