E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimi i të mbijetuarit: Anija u fundos menjëherë

Ahmet Bau, njeri nga marinaret e anijes turke qe u mbyt ne mesnate ka rrefyer nga spitali i Durresit momentet e tragjedise.

Ne udhëtonim nga Rusia drejt Malit të Zi, në orën 7:00 të mëngjesit ne duhet të kishim mbërritur në destincion, por anija u mbyt, gjithcka ndodhi rreth orës 1:00 të mëngjesit. U deshën vetëm dy minuta që anija të fundosej, nuk pashë të tjerë të mbijetuar. Kam thirrur nëse kishte njeri nga anëtarët e tjerë të ekuipazhit. Por askush nuk u përgjigj përvec personit tjetër të mbijetuar.,- ka thene ai gjate nje pronocnimi per “News 24″.

Sipas tij, trageti Ankara u përplas me anijen e tyre, qe ishte nje anije e vogel.

“Kur ne u përplasëm kishim sinjal alarmi të ndezur. Kemi qëndruar pezull në det vetëm një minutë, pastaj pamë që anija u fundos. Pashë që brenda anijes ishin 5 nga shokët e mi. Kur anija po fundosej ishte presioni i ajrit që më nxorri jashtë. Cka bëri të shpëtoja, gjithcka ndodhi shumë shpejt. Shpresoj më gjtihë shpirt të gjejnë shëndoshë ë mirë pjesën tjetër të ekuipazhit. Tre apo katër persona të tjerë ishin jashtë anijes dhe besoj se do të gjenden më lehtë,- ka thene ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›