Nis heqja e barrikadave, përdoret gaz lotsjellës
Ushtarët e KFOR-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë serbët që po i pengonin ata në heqjen e barikadave rrugore në veri të Mitrovicës- në kufirin me Serbinë.
Diku 150 serbë thuhet se tentuan të parandalojnë ushtarët e KFOR-it në largimin e barrikadave në një nga rrugët kryesore që çon në pikën kufitare në Bërnjak.
Ata u shpërndanë pas leshimit të gazit lotsjellës. Bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të serbëve të veriut dhe atyre të misionit të NATO-s lidhur me heqjen e barrikadave rezultuan të pasuksesshme të mërkurën.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, përmes një deklarate për media u kërkoi serbëve kosovarë të mbesin të qetë, ndërsa NATO-s ti shmanget përdorimit të dhunës.
Liderët e serbëve lokalë do të duhej të punonin vetëm në interesin e njerzve dhe jo nën ndikimin e disa partive politike serbe, theksoi Tadic.
Takimi i djeshem në Zubin Potok ndërmjet serbëve të veriut të Kosovës dhe KFOR-it ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje, raporton e përditshmja kosovare Express.
Duke iu referuar mediave serbe, Express raporton se serbët janë të gatshëm të lejojnë KFOR-in të kalojë përmes barrikadave, por jo EULEX-in.
Por, KFOR-i ka kërkuar që edhe EULEX-it ti mundësohet lëvizje e lirë në veri, ka bërë të ditur kryetari i komunës së Zubin Potokut, Slavisa Ristiç.
