Trageti përplaset me anijen,3 vdesin,5 të zhdukur
DURRES- Tre persona kane humbur jeten dhe 5 te tjere rezultojne te zhdukur si pasoje e perplasjes se nje trageti me pasagjere me nje anije tregtare, e cila eshte mbytur.
Aksidenti i rende ka ndodhur gjate mesnates ne ujërat ndërkombëtare. Sipas te dheneva nga porti i Durresit mesohet se trageti i linjës Durrës – Bari “Ankara” është përplasur me anijen tregtare turke Reina1 e cili kishte një ekuipazh prej 10 personash. Anija, e nisur nga Rusia drejt Malit të Zi, pas perplasjes eshte fundosur menjehere dhe eshte mbytur.
Tre marinare te anijes turke jane gjetur pa jete, por identiteti i tyre nuk eshte bere ende i ditur. Dy nga marinaret e mbijetuar jane identifikuar si Ahmet Seiçid 51 vjeç dhe Ahmed Bau 38 vjeç. Pjesa tjeter e ekupazhit prej 5 marinaresh nuk dihet fati.
Ndërkohë vijojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit, për 5 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit.
Nga ana tjeter trageti me 196 pasagjerë në bord nuk është dëmtuar dhe pasagjeret jane shendoshe e mire.