Tërhiqet Ceka: Aleancat i vendos Asambleja e PAD
Deklarata e Cekës, e bërë dje para gazetarëve shënon tërheqje, pas nënshkrimit të një marrëveshje pak ditë më parë për koalicion me kryeministrin Berisha. "Zgjedhja e koalicioni i takon Asamblese se partise", tha Ceka
TIRANE-Presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka sqaroi dje se vendimin për koalicion me PD-në do ta marrë Asambleja e kësaj partie. Deklarata e Cekës, e bërë dje para gazetarëve shënon tërheqje, pas nënshkrimit të një marrëveshje pak ditë më parë për koalicion me kryeministrin Berisha. “Aleanca Demokratike do të mbledhë Asamblenë e saj në 28 shkurt për të marrë vendimin përfundimtar për angazhimin saj në koalicionin zgjedhor me rastin e zgjedhjeve. Ky është një vendim që do merret nga forumi më i lartë pas negociatave që ka bërë kryesia”, - sqaroi kreu i PAD-së, Ceka. Ai tha se, “në emër të saj dhe të porosisë së Asamblesë, të mbledhur në tetor të vitit të kaluar, kam zhvilluar negociata me PD-në, ndërsa Demeti ka zhvilluar negociata me LSI-në dhe rezultatet e negociatave do i paraqiten Asamblesë për të marrë vendimin përfundimtar”. Diskutimet brenda PAD-së u ngjallën pas nënshkrimit të një dokumenti mes Berishës dhe Cekës, vetëm pak ditë më parë, për të luftuar në një kamp gjatë zgjedhjeve të qershorit 2008.
(d.b/GSH/BalkanWeb)