Vendimi i Alibeajt, kundërshtojnë avokatët
17/02/2009 Proceset gjyqësore vetëm me kartën e identitetit. Juristët: Bllokohen qytetarët
FIER- Dhjetëra procese gjyqësore në gjykatën e rrethit Fier janë bllokuar ditët e fundit. Shkak është bërë urdhri i ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, sipas së cilit çdo qytetar që do të hap proces gjyqësor civil duhet të ketë si dokument identifikimi, pasaportë për jashtë shtetit, kuponin që vërteton se ka aplikuar për kartë identiteti. Kjo vlen edhe për çdo lloj vërtetimi të marrë në këtë institucion. Përballë kësaj situate, ku në qarkun Fier, vetëm në ditën e sotme kur ishte deklaruar që priste të nisej procesi i kartave elektronike, por që ende nuk kanë filluar, situata ka ngelur pezull. Nëpër zonat rurale paraqitet e njëjta gjendje duke pasur parasysh faktin se kërkesë-paditë në të shumtën e herëve janë nga këto zona. Avokatët që kanë kryer veprimtarinë e tyre në Fier kanë pohuar se situata ka mbetur e bllokuar.
Avokatët kundër ministrit
Ata janë shprehur se prej disa ditësh, nuk janë pranuar në kancelari paditë civile për shkak të vendimit të ministrit Alibeaj. “Është një problem shumë i madh për momentin, mospranimi i kërkesë-padive nga ana e gjykatës me certifikata me fotografi deri më sot kanë qenë të vlefshme”,-pohon avokatja Antoneta Cuni. Unë mendoj se gjykata shumë shpejt duhet të reagojë të pranojë kërkesë-paditë me certifikata, sepse në fund të fundit është një dokument që vërteton se klienti është në proces, kështu që nuk ka arsye që vërteton se nuk mund të bëhen kërkesë-padi nëse klienti nuk ka aplikuar për certifikata të reja ose karta identiteti”. Kancelarja e gjykatës, Flora Zotaj, u shpreh se po zbatohet urdhri i ministrit të Drejtësisë Alibeaj. Sipas saj, rastet e qytetarëve që nuk kanë pasur dokumente, në kundërshtim me urdhrin kanë qenë të pakta. Ajo ka pohuar se kërkesë-paditë janë pranuar, por jo depozituar, deri në paraqitjen e dokumenteve të kërkuara”. Pranë gjykatës Fier ka filluar zbatimi i urdhrit të Ministrit Alibeaj, që çfarëdo lloj procedure të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier nga data 10 shkurt dhe në vazhdim lidhur me marrjen e vërtetimeve, certifikatave gjyqësore, apo çdo lloj tjetër veprimi që kryet në administratën gjyqësore, duhet të bëhet me kërkesën me shkrim dhe me paraqitjen e kuponit apo letërnjoftimit të ri”,-ka thënë Zotaj. Lidhur me çështjet penale, dosjet depozitohen nga organi i Prokurorisë dhe në këto dosje nuk kanë pasur pengesa nga ana e zyrës së Kancelarisë.