E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha vlerëson koalicionin me agrarët



Kryeministri Berisha ka vlerësuar bashkëpunimin në këto 4 vite me Partinë Agrare Ambientaliste pikërisht në përvjetorin e saj të 18-të. Kreu i qeverisë pranoi se aleanca e me partinë e Xhuvelit nuk u krijua për vota, por për parimet e përbashkëta me demokratët. Në këto 4 vite, sipas Kryeministrit, investimet për zonat rurale kanë qenë rreth 1.6 miliardë dollarë, duke i ndryshuar pamjen fshatit. Berisha kujtoi se me ndihmën e Partisë Agrare Ambientaliste, Shqipëria renditet në 25 vendet më ekologjike në vend. Një nga masat e marra, sipas tij, ishte edhe largimi gradual i naftës D2 nga tregu shqiptar. Kryeministri Berisha kërkoi edhe një herë votat e shqiptarëve më 28 qershor për ato që koalicioni qeveritar do të bëjë në të ardhmen. Ai i bëri komentet në konferencën e kësaj partie, duke konfirmuar kështu vazhdimin e koalicionit me Lufter Xhuvelin edhe në këto zgjedhje. Vetë Xhuveli e ka cilësuar gjithashtu të suksesshëm bashkëpunimin me demokratët. Sipas tij, një mandat i dytë i kësaj qeverie është i domosdoshëm për vazhdimin e reformave dhe për mbajtjen e premtimeve të reja. Agrarët erdhën në qeverinë e djathtë pas zgjedhjeve të 3 korrikut dhe pas një përvoje bashkëpunimi me të majtën. Por pas 4 vitesh bashkëpunim, duket se të dyja palët po kërkojnë të ruajnë aleancën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›