E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vlereson punen e ministrit Dritan Prifti



Ndersa ka pranuar propozimet e bera nga LSI-ja per ndryshime ne kabinetin qeveritar Berisha ka vleresuar punen e ministrit Dritan Prifti ne krye te Ministrise se Ekonomise. Une kam pasur bashkepunim te shkelqyer me secilin nga ministrat e LSI-se. Kjo eshte e verteta dhe kam vleresimin me pozitiv per kontributin e secilit prej tyre. Ju jeni deshmitare per veprimtarine shume te rendesishme te Ministrise se Jashtme gjate kesaj periudhe ne detyra me interes shume te madh per vendin. Ju garantoj se reformat ne fushen e ekonomise me zotin Prifti kane ecur me ritmet me te larta. Bashkepunimi im me zotin Prifti dhe ekipin e tij ka qene nje bashkepunim shume pozitiv dhe meriton mirenjohje te plote nga ana ime. Natyrisht eshte ne tagrin ne te drejten e seciles force politike ne koalicion me Partine Demokratike te perfaqesoje kompozimin e perfaqesimit te saj ne qeverine e vendit dhe ne administraten e vendit. Si kryeminister i vendit do te zbatoj me perpikeri vendimin e forces aleate kryesore qe kam ne qeveri dhe qe eshte LSI-ja - eshte shprehur Berisha. Ai beri te ditur se nuk do te ndryshoje asnje nga ministrat e PD-se.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›