Arsyet e largimit te Priftit nga Ministria e Ekonomise
Pavaresisht vendimit te marre dje Kryesia e LSI-se nuk dha nje arsye zyrtare te argumentuar per shkarkimin e ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Nderkaq burimet ne menyre konfidenciale zbardhin disa nga arsyet pse u shkarkua Prifti nga posti i ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes nje nder postet me te rendesishme ne kabinetin qeveritar. Se pari sipas burimeve behet e ditur se Dritan Prifti shpeshhere ka treguar se eshte nje figure problematike dhe qe njihet per vendimmarrje personale te padiskutuara me pare me forumet e partise. Qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit Prifti ishte i pari qe ne menyre publike deklaroi voten e tij pro Sali Berishes dhe e beri pothuajse fakt te kryer koalicionin mes PD-se dhe LSI-se pa folur me pare kryetari i kesaj partie. Ndersa gjate kesaj periudhe burimet flasin per nje marredhenie jo te mire mes tij dhe kryetarit Ilir Meta. Ndersa gjate ketij viti ai eshte perballur me disa ceshtje te rendesishme qe e vune ate ne qender te akuzave politike. Per disa muaj rresht iu desh te perballej me nje vale permbytjesh ne veri ne vendit per shkak te hapjes se digave te hidrocentraleve gje qe u cilesua paaftesi menaxhimi nga ana e drejtuesve te KESH-it dhe sigurisht Ministrise se Ekonomise. Ndersa gjate muajve te veres Prifti u vu ne qender te akuzave te opozites per korrupsion per shkak te perfitimit te 1.8 milione eurove nga shitja e disa aksioneve ne konflikt te hapur interesi. Po keshtu disa muaj me pare u perfol per nje largim te mundshem te Priftit nga LSI-ja dhe bashkimit te tij me PD-ne. Duket se te gjitha keto kane ndikuar ne marrjen e vendimit per shkarkimin e tij. Nderkaq ende nuk dihet se cili do te jete qendrimi qe do te mbaje ish-ministri Prifti i cili ende nuk ka reaguar per kete vendim te Kryesise se LSI-se.
14 Shtator 2010