E Diel, 1 Nëntor 2026

Skarkimi i Priftit pse Berisha e refuzoi Meten



Kryeministri Berisha beri publike dje per mediat se kerkesa per ndryshime ne kabinetin qeveritar i kishte ardhur nga kreu i LSI-se qe gjashte muaj me pare. Ai tha se e kishte refuzuar ne ate kohe kete kerkese per shkak se axhenda diplomatike ishte shume e rendesishme per vendin. Por burimet bejne te ditur se arsyet e verteta pse Berisha nuk pranoi ndryshimin e qeverise ne ate kohe nuk kane lidhje vetem me axhenden diplomatike te qeverise dhe Shqiperise por kane te bejne kryesisht me situaten e brendshme politike.
Arsyet
Sipas burimeve kerkesa e Metes per ndryshime ne qeveri eshte bere ne nje kohe kur kriza politike ne vend kishte kulmin e saj. Kur opozita me shume se kurre ishte angazhuar me protesta te perditshme dhe me nje greve te tejzgjatur urie ne mes te bulevardit qendror pikerisht poshte zyrave te kryeministrit Berisha. Nga ana tjeter Berisha nuk mund ta shkarkonte aq lehte ministrin e Ekonomise Dritan Prifti i cili per disa muaj rresht u vu ne shenjester te akuzave te opozites per shkak te permbytjeve ne veri te vendit qe erdhen si rezultat i hapjes se digave te hidrocentraleve. Shkarkimi i nje ministri ne nje situate te tille ngarkon me pergjegjesi te gjithe kabinetin qeveritar dhe duket si pranim i pergjegjesise. Nga ana tjeter Berisha sipas burimeve nuk mund ta shkarkonte Priftin vetem per pak muaj pasi ai ishte deputeti i LSI-se qe i dha spunto krijimit te koalicionit qeverises midis Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Por sipas burimeve kryesore ishte se Berisha nuk mund te bente ndryshime ne qeveri ne kulmin e protestave te PS-se pasi do te krijonte dy fronte lufterash nje brenda koalicionit dhe nje jashte saj.
Qendrimi
Nderkaq zyrtarisht nuk behet e ditur asnje nga arsyet e lartpermendura. Ndersa LSI-ja argumenton ndryshimet per rritjen e perfomances se kesaj partie ne qeverisjen e vendit duke nenkuptuar pakenaqesi nga drejtimi i kesaj ministrie nga ministri Dritan Prifti kryeministri Berisha ne te kundert vlereson punen e tij. Shume muaj me pare kryetari i LSI-se Ilir Meta me ka shprehur shqetesimin e tij serioz se qenia minister i Jashtem nuk i jepte mundesi atij te mbante lidhje te domosdoshme me strukturat dhe bazen e partise. Gjashte muaj me pare zoti Meta kishte shtruar kerkesen qe te konsiderohej largimi i tij nga detyra e ministrit te Jashtem. Une i kerkova ne ate kohe zotit Meta qe meqenese axhenda e jashtme ishte jashtezakonisht e rendesishme dhe eshte e rendesishme te ndiqej axhenda dhe ne nje moment te caktuar te rikonsiderohej kjo kerkese. Zoti Meta pas miratimit te Rezolutes ne OKB per Kosoven dhe udhetimit te tij te suksesshem ne Ameriken Latine me njoftoi se koha tanime ishte e domosdoshme per te - eshte shprehur kreu i qeverise.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›