E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafaj Berisha te bente ndryshime te tjera ne qeveri



Ish-ministri i Puneve te Jashtme Besnik Mustafaj ka komentuar dje per Top Channel ndryshimet e fundit ne qeverine Berisha. Mustafaj eshte i mendimit se vendimet per ndryshimet ne qeveri nga ana e LSI-se vijne per performancen e saj ne kabinetin qeveritar qe duket se ka caluar te ministri Prifti. Mustafaj nuk ka dashur te komentoje arsyet e vendimit per ndryshime por theksoi se eshte shenje jo e mire deklarata e kryeministrit Berisha per ministrin ne ikje Dritan Prifti. Nuk ka nje perputhje vleresimi qe ben LSI-ja dhe Berisha per kete minister. Duket sikur kryeministri ben nje paralajmerim per te mos e prekur kete politikan. Une mendoj se duhet marre seriozisht paralajmerimi i Berishes qe behet nepermjet superlativave qe i drejton punes se Priftit ne krye te METE-s - thekson Mustafaj. Shkrimtari dhe publicisti thekson se Berisha humbi nje rast per ti bere analize qeverise e qe kete stine vjeshte te bente ndryshimet e duhura. Ne demokratet kemi pakenaqesi per disa ministra dhe me shume pakenaqesi mund te kene qytetaret. Do te ishin te duhura ndryshimet ne kete stine te re - tha Mustafaj. Si njohes i mire i diplomacise Mustafaj eshte i mendimit se ministri i ri Edmond Haxhinasto do te vijoje ne rrugen e nisur prej Ilir Metes ne dikasterin e Ministrise se Jashtme.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›