Meta Posti i ministrit te Jashtem me ka larguar nga partia
Kryetari i LSI-se Ilir Meta ka bere te ditur dje se arsyeja e ndryshimeve te bera ne qeveri ishte fakti se posti i ministrit te Jashtem e ka larguar ate nga punet e partise. Nderkaq Meta i eshte shmangur pyetjes per arsyet e largimit te Dritan Priftit nga posti i ministrit te Ekonomise ndersa i ka cilesuar spekulime zerat per marredhenie konfliktuale mes tij dhe Priftit. Une nuk dua te merrem me spekulime por nuk eshte tashme ndonje sekret per te theksuar se kishte nje lloj konflikti midis detyres sime si minister i Jashtem dhe detyres sime si kryetar i LSI-se. Statistikat me te fundit pas berjes tashme te nje viti te plote kalendarik ne kete detyre tregojne qe per me shume se 100 dite une kam qene jashte vendit ne permbushje te angazhimeve si minister i Jashtem qe do te thote nje mungese e jashtezakonshme fizike por edhe njerezore shoqerore e politike ne drejtimin e forces qe une perfaqesoj dhe natyrisht qe kjo ka qene e detyruar nga keto rrethana ashtu sikurse mund te them me krenari se gjate ketij viti objektivat kryesore ne kete ministri dhe ne kete funksion jane permbushur me pergjegjshmeri te plote si persa i takon pergjegjesise se komunikimit qe kjo ministri ka per permbushjen e detyrimeve per liberalizimin e vizave ashtu edhe te nje prioriteti tjeter shume te rendesishem gjate ketij viti konsolidimi i pozites nderkombetare te Kosoves duke pasur parasysh ketu GJND-ne dhe rezoluten e fundit te miratuar ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se - eshte shprehur Meta.
14 Shtator 2010