E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha zbulon pas pesë vitesh: Korrupsioni ka kapur policinë, mafia ndodhet kudoNga Tema- A është Berisha peng i tyre? Ka qenë një ditë shumë e rëndësishme ajo e djeshmja për kryeministrin. Në mbledhjen e grupit parlamentar, në një mbledhje të nj

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha zbulon pas pesë vitesh: Korrupsioni ka kapur policinë, mafia ndodhet kudoNga Tema- A është Berisha peng i tyre?

Ka qenë një ditë shumë e rëndësishme ajo e djeshmja për kryeministrin. Në mbledhjen e grupit parlamentar, në një mbledhje të një komiteti ndërministror, në një analizë të policisë së Shtetit, e ngado që është shfaqur, ka zbuluar se mafia ndodhet mes nesh, që policia është e korruptuar si në rastin e vrasjes së Dritan Dajtit, që krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në vend, që moratoriumi i skafeve do të vijojë sa të jetë ai në pushtet, etj. Pas pesë vitesh qeverisje, ky duket një zbulim shumë i madh.
Gazeta Tema riboton më poshtë pjesë nga një prej fjalimeve më kryesore, ndoshta më i rëndësishmi që ka mbajtur kryeministri Sali Berisha pak muaj pas ardhjes në pushtet në vitin 2005. Ai deklaron se si kishte refuzuar lekët e mafias që i ishin ofruar si nga e majta, ashtu dhe nga e djathta.
“Jam këtu për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë dhe ju, totalisht me një sens apartiak. Po pse e them këtë? Sepse dua të jem shumë i sinqertë me ju. Gjatë këtyre muajve ka pasur, jo vetëm anëtarë të opozitës, por ka pasur dhe anëtarë të mazhorancës, të cilët më kanë kërkuar mua simbiozën, madje kanë insistuar që pse të mos i marrim ne ato miliarda pará që burojnë nga kanalet e zeza të krimit! Jo dhe jo, ka qenë përgjigjja ime kategorike. Sepse krimi është antishteti, sepse paratë e krimit janë shkatërrimi i shtetit. Pa shtet s’ka liri, s’ka dinjitet, s’ka të ardhme, s’ka siguri, s’ka asgjë, s’ka komb. Ka vetëm rrënim të përditshëm të tij. Ndaj dhe unë kam bërë zgjidhjen time. Mund t’ju them se krimi i organizuar shqiptar ka qenë në gjendje të më paguajë mua, jo dhjetëra, por qindra milionë që unë të vazhdoja simbiozën me ta. Por zero tolerancë; kjo është politika ime. Për shkak të kësaj politike unë kam ndërmarrë këtë nismë. Quajeni personale, quajeni politike - unë qëndroj në një betejë, në të cilën ju garantoj se shqiptarët do të dalin të fituar. A arriti krimi i organizuar këto përmasa, të cilat u bënë të llahtarshme për Evropën?! Po dhe po.
Do t’u rrëfej një gjë shumë interesante. Më keni dëgjuar gjatë viteve të shkuara, më shumë se çdo shqiptar tjetër, të lakoj emra vrasësish, banditësh, trafikantësh këtu në parlament, para medieve dhe kudo. E bëja me një qëllim, e bëja për t’iu treguar të gjithëve se nuk mund të mposhtnin këta xhelatë dhe hanxharë krimi kurajën e një populli. Nuk mund të mposhtet kuraja qytetare, ajo është më e fuqishmja”, - do të shprehej Berisha në fjalimin e mbajtur në seancën për largimin e ish-kryeprokurorit, Theodhori Sollaku.
Tani është momenti që kryeministri të pyetet, nëse i ka pranuar ato qindra miliona dollarë e euro që i janë ofruar nga krimi.
Berisha duhet të përgjigjet se kush ishin ata të opozitës dhe të mazhorancës që i ofruan pará dhe a janë gjëkundi para drejtësisë ata.
Tani që ai mban në kabinet dy ministra që kanë ndyrë duart në aferat më të zeza dhe të rënda korruptive në vend, ai duhet të na përgjigjet për këtë.
Tani që ai ka në koalicion Lefter Kokën e Klanit të Zemunit, që e akuzonte pareshtur për kontrabandë dhe trafiqe dhe që u arrestua për këtë, duhet patjetër të përgjigjet.
Tani që ai ka në koalicion Dritan Priftin, për të cilin në prokurori ndodhet një nga dosjet voluminoze për korrupsion, ai do të duhet të na përgjigjet.
Tani që është bërë njësh me Rezart Taçin, të cilit i ka falur ARMO-n dhe i ka dhuruar me vendim antikushtetues monopolin e naftës në vend, ai duhet të na përgjigjet. Do na duhet gjithmonë të rikujtojmë se është ai Taçi që e ka akuzuar para zgjedhjeve të vitit 2005 se lëviz kontrabandën e naftës në vend.
Përndryshe do vijojmë të besojmë atë që thotë sinqerisht Lefter Koka, që Berisha donte t’i zinte vendin atij, ndaj e luftonte. Madje më keq, se ai po vazhdon simbiozën me krimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›