Kontrolli, Mihal Delijorgjit i gjenden dy telefona celularë në qeliNga TemaMihal Delijorgji, i akuzuari kryesor si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, pavarësisht se ndodhet në burg, vazhdon që të komunikojë lirisht me njerëzit jashtë. Edhe pse lig
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kontrolli, Mihal Delijorgjit i gjenden dy telefona celularë në qeliNga TemaMihal Delijorgji, i akuzuari kryesor si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, pavarësisht se ndodhet në burg, vazhdon që të komunikojë lirisht me njerëzit jashtë. Edhe pse ligjërisht për të burgosurit është e ndaluar mbajtja e telefonave celularë, gardianët duket se e kanë bërë një sy qorr në rastin e Mihal Delijorgjit. Të paktën deri ditën e djeshme, kur janë sekuestruar gjashtë telefona celularë në ambientet e paraburgimit në Tiranë, dy prej të cilëve dyshohet se i përkasin ish-bosit të “AlbaDemil”. Burime pranë ambienteve të paraburgimit 313 thanë se, nga gjashtë telefonat e sekuestruar, një i përket edhe ish-drejtorit të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, Dritan Minxollit. Këto burime thonë se nuk dihet se si telefonat celularë kanë hyrë në ambientet e burgut, ndërsa deri më tani nuk është marrë asnjë masë ndaj rojeve të sigurisë. Autoritetet e burgut kanë shpallur një urdhër pak kohë më parë, kur në rast se pas pastrimit të qelive gjenden sende të tilla, atëherë do të procedohen për shpërdorim detyre, deri në shkarkim detyre, policët e sektorëve përkatës në paraburgim. Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli nuk janë të vetmit që zotërojnë telefona celularë në burg. Burimet thonë se në ambientet e burgut kushdo mund të zotërojë një telefon celular, nëse paguan gardianët e burgut, por ata duhet të bëjnë kujdes që mos të bien në sy. Këto burime thonë se, të konsideruarve si të burgosur VIP, që mbi kurriz kanë një sërë veprash kriminale, mes të cilave edhe vrasje, nuk u kanë munguar asnjëherë telefonat celularë. Madje, në disa raste ata i përdorin për të dhënë urdhra për vazhdimin e aktiviteteve kriminale. Autoritetet e burgjeve janë në dijeni të kësaj gjëje, ndërsa herëpashere bëjnë kontrolle në qelitë e të burgosurve. Vetëm një muaj më parë, kryeministri i vendit, Sali Berisha, deklaronte se qeveria nuk do të lejonte që klanet mafioze të drejtonin veprimtari të ndryshme kriminale me telefona celularë nga burgu. Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, së bashku me Ylli Pinarin, por edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, janë të akuzuarit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit. Ndërsa i fundit mundi që t’i shpëtonte gjykimit për shkak të imunitetit të deputetit, tre të parët janë duke u proceduar penalisht në Gjykatën e Tiranës; që të tre ata rrezikojnë dënimin maksimal, atë me burg të përjetshëm, pasi akuzohen për vrasje masive. Delijorgji kërkoi që t’i shpëtonte këtij dënimi, duke kërkuar gjykim të shkurtuar, por kërkesa nuk u pranua nga ana e gjykatës.