E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha zhvilloi homazhe në Teatrin Kombëtar, në nderim të përkthyesit Pashko Gjeçi

Tiranë, 21 janar NOA Kryeministri, Sali
Berisha mori pjesë sot në homazhet e mbajtura në Teatrin e Kombëtar, në nder të
përkthyesit Pashko Gjeçi, ku edhe ngushëlloi familjarët për humbjen e njeriut
të tyre të dashur.

Në fjalën e tij para mediave, duke lartësuar
figurën dhe punën e përkthyesit të shquar, kryeministri Berisha u shpreh: Përkthimi,
bota e letrave dhe mendimit të kombit shqiptar, ndahet sot me njërin prej
figurave më të shquara, me një korife të vërtetë të punës intelektuale, me
burrin që bëri të flasin shqip kryeveprat e mëdha të letërsisë klasike që
përbëjnë dhe bazën e letrave të qytetërimit të sotëm perëndimor.

Pashko Gjeçi u nda nga jeta duke lënë prapa
një trashëgimi të ndritur, një emër të madhe, emrin e një shqiptari, ndër më të
shquarit, e një gjeniu të vërtetë në shqipërimin e veprave kryesore të
letërsisë klasike, antike, greke, romake; lë prapa shembullin e ndritur të
përkushtimit të njeriut ndaj vlerave, familjes, shoqërisë dhe kombit tha më
tej kryeministri Berisha.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›