Garda e Republikës dhuron para për banorët e dëmtuar nga përmbytjet
Tiranë, 21 janar
NOA - Garda e Republikës ka shprehur sot solidaritetin me banorët që u dëmtuan dhe
u shpërngulën nga përmbytjet që ndodhën në disa zona të Qarkut të Shkodrës dhe
të Lezhës.
Pikërisht në kuadër
të këtij solidariteti, efektivat e Gardës së Republikës kanë derdhur
vullnetarisht kontribute (vlerë monetare) në ndihmë të familjeve të dëmtuara
nga përmbytjet.
Kontributi
financiar i mbledhur nga dhurimet vullnetare të efektivave të Gardës së
Republikës për familjet e dëmtuara nga përmbytjet është në vlerën 2 363 100 lekë.
Ky kontribut
financiar është derdhur në llogarinë speciale Kontribut vullnetar për të shpërngulurit
nga përmbytjet natyrore të Qarkut Shkodër dhe Lezhë.
k.k/NOA