E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, zyrtarëve: Deklaroni dadot e shërbyeset, ndryshe humbni postin

Tiranë, 12 gusht NOA Asnjë trajtim skllavëror të punonjësve, në të kundërt punëdhënësit zyrtarë të administratave do të largohen menjëherë nga detyra.

Kryeministri Sali Berisha u është drejtuar sot të gjithë zyrtarëve të administratës shtetërore që mbajnë punonjës shtëpiakë që ti regjistrojnë ata për t'u paguar sigurimet shoqërore deri në datën 1 shtator 2009, në të kundërt do të largohen menjëherë nga detyra.
"Zyrtari që mban punonjës shtëpiak të padeklaruar do të largohet menjëherë nga detyra për fshehje të papranueshme dhe për trajtimin skllavëror të një individi deklaroi Berisha.

Për kryeministrin Berisha, fshehja e pasurisë do të ishte më e lehtë sesa mosdeklarimi i një punonjësi shtëpiak nga ana e zyrtarit të shtetit, duke dhënë dhe ultimatumin për regjistrimin e menjëhershëm të punonjësve shtëpiakë.

Madje zyrtarët e administratave kanë afat më pak se tre javë për të deklaruar punonjësit e tyre.

Të gjithë ata që nuk i regjistrojnë punonjësit shtëpiak deri në datën 1 shtator, nuk do të qëndrojë më në administratë sepse kjo gjë do të konsiderohet më e rëndë se sa fshehja e pasurisë. Kur të amendohet ligji i konfliktit të interesit, ky do të përbëjë problemin më madhor deklaroi kryeministri.

Kohët e fundit edhe në vendin tonë ka nisur të punësohen njerëz, kryesisht nga shtresa të varfra të shoqërisë, për zyrtarë dhe biznesmenë.

Shumë prej tyre, kanë punësuar dado për tu kujdesur për fëmijët, kujdestarë për të moshuarit, truproje, roje banesash e biznesesh, shërbyese, kopshtarë, etj.

Por thuajse asnjë prej të punësuarve, nuk rezulton në listat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›