E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, nën ujë një ditë pas reshjeve

Një ditë pas shiut të furishëm që shkaktoi përmbytje në disa zona të kryeqytetit, situata ende nuk është normalizuar. Në disa pjesë të kryeqytetit rrugët vazhdojnë të jenë të tejmbushura me uje. Përveç disa zonave me problematike të Tiranës, përmbytje ka pasur edhe në parkingun e makinave të "European Trade Center, ku në mbrëmjen e së martës , u zhyten pothuajse plotësisht disa makina , por deri në orët e mesditës së të merkurës, uji ka vazhduar të qëndrojë akoma aty , edhe pse janë bërë disa përpjekje për ta larguar. Shiu i furishëm që ka zgjatur vetëm 30 minuta ka shkaktuar dëme materiale te disa qytetarë . Përveç problemeve të shumta që kanë pasur banorët e lagjes "Komuna e Parisit" , është rrezikuar edhe dalja e Lumit të Lanës nga shtrati, sidomos në atë zonë . E si duket, Bashkia e Tiranës është mjaftuar më nxjerrjen e disa punonjesve për t'i pastruar mbeturinat e lumit të Lanës të cilat kanë dalë jashtë me daljen e lumit nga shtrati . Por qytetarët e disa zonave të kryeqytetin janë shprehur pas kamerave se janë shumë të shqetesuar, sepse sipas tyre nuk është hera e parë që shiu i furishëm u shkakton atyre probleme , dhe asnjëherë deri më tani nuk është ndërrmarë asnjë aksion për parandalimin e këtyre përmbytjeve . Situatë e ngjajshme ka ndodhur edhe përpara një muaji ku ka rreshjet e shiut kanë përmbytur disa pjesë të Tiranës .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›