E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, në radhë për pasaportat biometrike

Fluksi i madh i kërkesave për pasaportat e reja kryesisht nga emigrantët ka shtuar radhët dhe pritjet e gjata edhe në njësinë bashkiake 7 të Tiranës. Në zyrat përkatëse të kësaj minibashkie, shumë qytetarë janë shprehur se prej disa ditësh po qëndrojnë për orë të tëra në radhë, pa mundur të mbarojnë punë. Problemi i mosfunksionimit të procesit për aplikim, kësaj radhe qëndron te mungesa e internetit në zyrat përkatëse. Emigrantët shprehen se për arsye të vonesave të pajisjes me këto dokumente, ata po rrezikojnë të humbasin punët e tyre në vendet ku kanë emigruar, prandaj kërkojnë nga institucionet përkatëse të ndërhyjnë sa më shpejte për zgjidhjen e këtij problemi.
Prej disa ditësh është e pranishme kjo situatë pothuajse në të gjitha njesite bashkiake , ku aplikimi për mjetet e identifikimit dhe ato të udhëtimit është shndërruar në ankth për qytetarët, kryesisht për emigrantët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›