Olimpiada nis me incident diplomatik
Lojërat Olimpike kanë nisur me një incident diplomatik. Në ditën e parë të futbollit të femrave, që ka nisur përpara ceremonisë së hapjes së evenimentit më të rëndësishëm sportiv, në ndeshjen ndërmjet Koresë së Veriut dhe Kolumbisë është regjistruar një ngjarje e pazakontë.
Skuadra koreano-veriore është larguar nga fusha në shenjë proteste, pasi flamuri i vendit të tyre ishte ngatërruar me flamurin e fqinjëve të tyre të urryer të Koresë së Jugut.
Gafa ka ndodhur në stadiumin “Hampden Park” të Glasgout, ku po zhvillohej një prej gjashtë ndeshjeve të planifikuara të mërkurën në turneun e futbollit për femra.
Një skandal i vërtetë ai që ndodhi në Skoci e që njollos “Londër 2012”. Gjithçka nisi kur në ekranin gjigand të stadiumit, lojtaret e ekipit të Koresë së Veriut, në vend të flamurit të vendit të tyre shoqëroheshin me flamurin e Koresë së Jugut.
Futbollistet koreano-veriore dhe mbi të gjitha stafi teknik i ekipit dhe delegacioni i pranishëm në stadium, protestuan ashpër ndaj këtij episodi, duke pretenduar që gjithçka të riparohej, si kusht për të zbritur në fushën e lojës. Takimi ndërmjet Koresë së Veriut dhe Kolumbisë u shty për më tepër se një orë, koha e nevojshme për të riprogramuar kompjuterat që shfaqnin imazhet në ekranin gjigand të impiantit.
Në fund vajzat koreane fituan me rezultatin 2-0 falë dygolëshit të Kim Song Hui, ndërsa organizatorët e Olimpiadës kërkuan falje për incidentin, duke nënvijëzuar se ai nuk do të përsëritet. Dy Koretë ndahen nga vija kufitare më e militarizuar në botë dhe teknikisht vazhdojnë të jenë në gjendje lufte, pavarësisht armëpushimit që i dha fund luftës në vitin 1953.