Hysen Pulaku pozitiv ne Olimpiade
Skuadra olimpike e Shqipërisë është goditur nga një tjetër çështje dopingu. Lajmi tronditës ka ardhur vetëm pak orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “londër 2012”.
Sporti kuqezi i goditur mbetet sërish peshëngritja, që në harkun e dy muajve, regjistron rastin e dytë të përdorimit të substancave të ndaluara. Tashmë nën akuzë ka përfunduar Hysen Pulaku, një prej emrave më të spikatur të shtangës shqiptare.
Në Londër 2012, peshëngritësi nga Elbasani do të konkurronte në peshën 77 kg dhe pretendonte një pozicionim sa më të mirë në aktivitetin më të rëndësishëm sportive.
Kontrolli anti-doping ndaj Pulakut është bërë të hënën, më datë 23 korrik në Fshatin Olimpik. Pozitiviteti i sportistit 20-vjeçar u konfirmua edhe nga shefi I delegacionit shqiptar në olimpiadë, Viron Bezhani.
Ai nënvijëzoi se Pulaku nuk e kaloi dot me sukses testing e parë anti-doping të realizuar nga stafi i “Londër 2012”, ndërsa menjëherë peshëngritësi ka kërkuar të bëjë testing “B”. përgjigja e dytë do të publikohet të premten dhe nëse konfirmohet fakti që shtangisti elbasanas është pozitiv, atëherë ai do të përjashtohet menjëherë nga ekipi olimpik kuqezi.
Më parë, nga emrat me peshë të peshëngritjes shqiptare, testin anti-doping nuk e kishte kaluar Erkand Qerimaj, pas Europianit në Turqi ku u shpall edhe kampion. Pavarësisht situatës në të cilën rezultoi pozitiv, Qerimaj kishte deklaruar vazhdimisht pafajësinë, e megjithë uljen e dënimit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, prej pezullimit ai nuk arriti të merrte pjesë në Olimpiadë.