E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Drejtësia, të flasë me rreptësinë e ligjit


Kryeministri Berisha dënon me rreptësinë më të madhe, vrasjen e dy ushtarëve amerikanë nga Arid Uka, si një akt terrorist të shëmtuar, por dhe si një akt të mirëfilltë antishqiptar dhe antikombëtar.
 

“Vrasja e ushtarëve të ushtrisë së shkëlqyer amerikane që ka qenë përcaktuese për lirinë e shqiptarëve në Kosovë është lëndim shumë i rëndë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”.
 

Duke shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Berisha bën thirrje që drejtësia të flasë me të gjithë rreptësinë e ligjit, ndaj këtij krimi të shëmtuar terrorist.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›