E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi me homologun Schmitt Perparesi integrimi i vendit ne BE

BUDAPEST - Presidenti i Republikes Bamir Topi eshte pritur ne nje takim nga Presidenti i Hungarise Pal Schmitt. Topi dhe homologu i tij Schmitt kane zhvilluar bisedime ne krye te dy delegacioneve zyrtare respektive. Gjate takimit Topi duke iu referuar faktit se Hungaria mban Presidencen e radhes te Bashkimit Evropian ritheksoi se integrimi i Shqiperise ne BE eshte perparesi e politikes se jashtme shqiptare. Kryetari i Shtetit nenvizoi angazhimin maksimal te shtetit shqiptar per bashkepunim te plote me Presidencen hungareze dhe delegacionin e BE-se ne Tirane ne permbushje te synimit per pershpejtimin e procesit te integrimit te Shqiperise ne BE. Ne perfundim te ketij takimi Presidenti Topi dhe Presidenti hungarez Pal Schmitt kane dhane nje konference te perbashket per shtyp.

Gjithashtu presidenti Topi i shoqeruar edhe nga nje grup i madh perfaqesuesish te biznesit shqiptar mori pjese sot se bashku me Presidentin hungarez Pal Shmit ne Forumin e Dhomave te Biznesit te Shqiperise dhe Hungarise.

Gjate pershendetjes drejtuar pjesemarresve ne kete takim me perfaqesues te larte te Dhomave respektive te Biznesit Presidenti Topi vuri ne dukje faktin se bashkepunimi ekonomik ndermjet vendeve tona eshte nje detyre dhe nje objektiv me nje domethenie te qarte ne kuader te integrimit te vendeve tona ne Evropen e Bashkuar. Ekzistojne te gjitha mundesite qe niveli i shkembimeve tregtare ndermjet dy vendeve te rritet ne volumet e pergjithshme te eksport - importit ashtu dhe ne fushat konkrete me interes reciprok. Mendoj se perpjekjet e vazhdueshme jane kyci i nje potenciali te pakufizuar per ta cuar ne nje nivel me te larte bashkepunimin bilateral ekonomik - u shpreh Presidenti i Republikes.

Pasi vleresoi arritjet e biznesit qe pasqyrojne se cfare ka bere secili prej biznesmeneve per vendin e tij Presidenti Topi u shpreh i bindur se fati i bashkepunimit ekonomik ndermjet dy vendeve tona eshte ne duart tuaja dhe se ju e keni fuqine per te ndertuar te ardhmen e integrimit te vendeve tona ne BE.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›