Poni: Roli i të zgjedhurve vendor, i rëndësishëm në strukturat europiane

Roli i të zgjedhurve vendor është i rëndësishëm në integrimin e vendit në strukturat europiane. Kështu është shprehur zv.Ministri i Brëndshëm Ferdinand Poni në një takim të zhvilluar nga Konfederata zviceriane dhe Ministria e Brendshme ku kanë qenë të ftuar drejtues të Bashkive dhe Komunave. Në këtë takim është dikutuar për përmirësimin e praktikave të qeverisjes vendore.
Ndërsa gjatë fjalës së saj, Ambasadorja zviceriane Ivana Enzler e ka vënë theksin se Shqipëria të bëjë progres drejt një demokracie të maturuar dhe sipas saj është e rëndësishme të ketë njësi të qeverisjes vendore të decentralizuara dhe të fuqizuar.