E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona turpërohet në Camp Nou

Skuadra e Barcelonës është turpëruar para tifozëve të saj në Campo Nou, pasi ka pësuar humbje me rezultat 2-3 nga skuadra Shakhtar Donetsk.
Blaugranët u paraqitën në mungesë të shumë lojtarëve të formacionit bazë, pasi tashmë e kishin siguruar kualifikimin dhe pozitën e parë në grupin C, mirëpo lojtarët nuk duhej të lejonin që të turpërohej në këtë mënyrë skuadra e cila kohëve të fundit nuk di për humbje. Shakhtar Donetsk krijoi epërsi të dyfishtë përballë të zgjedhurve të Guardiolas, me golat e Olexandr Galdkiyt (31' dhe 58'). Sylvinho ngushtoi epërsinë në minutën e 59-të, mirëpo mysafirët shënuan sërish (76') me anë të Fernandinhos, ndërsa krejt çka bënë katalunasit ishte edhe goli i dytë i shënuar nga Burgos (83'). Në ndeshjen tjetër të Grupit C ndërmjet Baselit dhe Sporting Lisbonit, skuadra mysafire ka shënuar fitore minimale prej 1-0, ndërsa të vetmin gol në ndeshje e shënoi Yannick (19'). Barcelona pavarësisht humbjes kualifikohet në pozitën e parë me 13 pikë, ndërsa nga pozita e dytë kualifikohet Sporting Lisbon që ka grumbulluar 12 pikë. Shakhtar Donetsk do të luajë në Kupën UEFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›