Berisha:“Ja për çarë ramë dakord me Ilir Metën”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Konferenca
Qeveria e re nuk do ketë shtim të kabineteve të ministrive. Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për shtyp pasditen e të premtes. Berisha ka falenderuar të gjithë aktorët që morrën pjesë në zgjedhje, votuesit, komisionerët, policinë e shtetit, vëzhguesit, misionin ndërkombëtar etj. Lidhur me rezultatin tha se do të presë vendimin e kolegjit zgjedhor. Ndër të tjera shefi i qeverisë foli edhe për koalicionin e ri PD-LSI të cilin e quajti një koalicion të dobishëm për Shqipërinë. Lidhur me kreun e Partisë Socialiste Berisha tha se Edi Rama nuk është në axhendën e tij, duke e quajtur atë si politikani i shanseve të humbura. “Përjashtoj plotësisht shtimin e kabineteve. Nuk mund të shtojë kabinetet dhe nuk pranoj një praktikë të tillë, e cila gykoj se s është e dobishme, përkundrazi, kam disa detyrime, që t`ia lehtesojë më tej peshën e kësaj administrate mbi supet e takspaguesve. Kjo administratë do të jetë më këmbëlehtë se e para, dhe sa herë të më votojnë shqiptarët mua aq më këmbëlehtë do e bëj administratën”, tha Berisha.
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar se ju nuk i keni votat për të qeverisur vendin, mabje ju ka akuzuar se keni ndërhyrë dhe në vendimmarrjen e KQZ-së. Ai ka deklaruar së fundmi duke shpresuar se Kolegji Zgjedhor do të marrë në shqyrtim ankesat e PS-së, Rama ka lënë të hapur mundësinë për një surprizë në rezultat...
Zoti Rama më duhet të them se do të mbetet në historinë e këtij vendi si politikani i shanseve të humbura personale. E kishte një shans të telefononte. Por atë nuk e bëri. Për të tjerat ju garantoj se ai nuk është axhenda e Sali Berishës. Ndërsa Partinë Socialiste, grupin e saj parlamentar e siguroj se unë do ti shtrij dorën, që të bashkëpunijmë në interesin më të mirë të kësaj shoqërie dhe të këtij vendi. Kam bindjen e thellë, pavarësisht nga momenti, nga tronditja e natyrshme që ka humbja dhe mossuksesi në zgjedhje, koha tjetër do të jetë një kohë bashkëpunimi. Prania e LSI-së është një dëshmi dhe faktor tjetër shumë i rëndësishëm në kuadrin e një klime të re bashkëpunimi. Porsa i përket KQZ-së, unë nuk kam bërë asnjë koment dhe mendojë se kam vepruar drejt. Edhe pse përfaqsuesit e mi në KQZ, në komisionet e Fierit kanë bindjen më absolute se, mandati i fierit iu dha PS-së duke konsideruar të vlefshme dy kutitë e Libofshës. Numërimi i të cilave është bërë tërësisht pa praninë e komisionerëve të kolicionit Alenca e Ndryshimit dhe jashtë kamerave. Sikundër një kuti e tretë është gjetur me fletë votimi të cilat nuk plotësonin kushtet kryesore të konsideroheshin të vlefshme. Nuk kam sulmuar KQZ-në, nuk do të sulmojë Kolegjin Zgjedhor. Kam ndjerë keqardhje sepse i kemi votuar bashkë me PS-në ata anëtarë komisioni. Me ndonjërin prej tyre kemi patur trashëgimi të hidhur në të shkuarën. Or ja kam lënë të shkuarës unë ato. Ku janë përdorur qartësisht dy standarde. Dhe unë nuk kam bërë asnjë koment. Rama ka zgjedhë këtë rrugë, presionin, e ka zgjedhur të përditshme, mbi KQZ-në. Do të vazhdojë presione të përditshme mbi Kolegjin Zgjedhor. Kam deklaruar se do të pranojë verdiktin e KQZ-së dhe deklaroj se do të pranojë verdiktin e Kolegjit Zgjedhor. Por po të bazohemi në fakte, në Fier të dëmtuar jemi ne me mandatin e Fierit. Kutitë e Libofshës janë jashtë të gjitha kushteve ligjore të numërimit, të përcaktuara dhe nga vet KQZ-ja. Komisionerët e të gjitha niveleve punë të mirë kanë bërë në përgjithësi, nuk është e dobishme të paragjykoj gjykatësit.
A jeni i qetë në drëgjegjjen tuaj sekëto zgjedhje i arritën standardet e kërkuara dhe ku çaluan këto zgjedhje?
Në të vërtet kënaqsia ime e parë dhe e pa masë kanë qënë këto zgjedhje. Kjo qeveri iu faktoi shqiptarëve dhe botës vullnetin e saj të hekurt që qytetarët e këtij vendi të votojnë më mirë se kurrë. Sikundër theksoj se shoqëria shqiptare është shoqëri shqiptare. Nuk ka vend dhe nuk di ndonjë vend ku standardet të jenë respektuar në mënyrë të përsosur. Nuk ka më keq se të bjerë vota, por kjo ka ndodhë në mënyrë jo dhe aq të rrallë dhe në demokracitë më të konsoliduara. Nuk ka më keq se të falsifikohen dokumenta, por kjo ka ndodhë dhe në demokracitë më të konsoliduara. Dhe ligji ka vepruar. nuk mund të them se standardet e zgjedhjeve ishin më të përsosurat, jo nuk mund ta them. Sepse përsosmëria nuk ekziston. Por vullneti i qevrisë dëshmoi që shqiptarët të votonin të lirë dhe kjo ishte detyra ime. Pati një problem, dhe ky ishte me qendrat e numërimit. Ligji parashikonte që numërimi të përfundonte në orën 7 të ditës së hënë. Parashikim i gabuar ligjor. Nëse ligjvënësi do të ishte menduar pak më qartë ose dot kishte bërë një provë. Por që nuk ndodhi. Nuk mund të them se ishin të ndërtuara mbi ndershmëri komisionet. Këto zgjedhje vendosën një standard, numërimin me kamera. Nga 410 ankesa në 2005-ën dhe mbi 300 në 2007-ën, gjatë këtyre zgjedhjeve janë depozituar vetëm 30 ankesa në KQZ. Jam shumë krenarë me këtë proces zgjedhor. Harruat zhurmën e tmerrshme që bënë për kartat e identitetit dhe pasaportat?! Çfarë ndodhi? Shqiptarët votuan më dinjitozë se kurrë me letërnjoftime të reja. I morën ato një milionë e katërqind mijë. Këto janë standardet e këtyre zgjedhjeve. Të tjerat në zgjedhje të tjera. Përsosshmëria nuk besoj të arrihet është e vështirë.
A keni parashikuar me LSI-në përafërsisht se çfarë pjese do ti besoni asaj në kabinetin tuaj dhe kur shqiptarët do të njihen me këtë kabinet, pra kur do ta çoni atë për dekretim?
Kolicioni “Alenaca e Ndryshimit” dhe LSI kanë rënë dakord që të nisin negociatat për qeverinë e re në kohën që e përcakton Kushtetuta. Dhe falënderoj LSI-në për mirëkuptimin që gjeta me zotin Meta. Kjo është dëshmi e këtij fakti që do të thotë që këto dy forca politike bashkëpunojnë për përparimin dhe jo për karrigen. Dy muaj nuk donim të destabilizonim administratën, qeveria nuk mund të ndryshojë. Varjanti më optimal për alenacë do të jetë shatori. Parlamenti nuk mund të mblidhet përpara datës 4 shtator. Me kushtetutë Kryeministri është i detyruar të paraqesë programin e qeverisë në Parlament. Sikundër siç e shihni po punohet me kapacitet të plotë për projektin e Shqipërisë Evropiane.
Emëruesi i përbashkët midis PD-së dhe LSI-së është integrimi në BE, përveç kësaj a do ta ketë të vështirë kjo mazhorancë që të realizojë reforma që kishit parashikuar djathtas prezenca e LSI-së?
Ju do të shihni që shqiptarët do të kenë qeverisjen më efiçente që ka njohur ndonjëherë vendi, do të jetë qeverisja e këtij mandati. Megjithë problemet e mëdha forcat tona politike ndajnë të njëjtat programe për integrimin Evropian. Procesi i integrimit është themeli i bashkëpunimit të dy forcave politike. Punësimi i shqiptarëve, lufta kundër korrupsionit janë objektiva madhorë të tyre. Kam besim të madh se ky do të jetë kolicioni më efiçent që ky vend ka pasur. Por nga ana tjetër do të ketë dhe një opozitë solide dhe kjo është pozitive. Do të ketë një opozitë të fortë në parlament dhe kjo është meritë e sistemit. Në mazhoritar kolicioni im do të ishte me 80 deputetë në parlament por nuk kam keqardhje. Përkundrazi jam tepër i kënaqur me këtë rezultat. Kolicioni që imponoi sovrani është shumë i dobishëm për vendin. Nëse nuk do ishte LSI-ja do ti shtria dorën PS-së dhe nuk do të shkoja në zgjedhje, pavarësisht nga kundërshtitë. Që të themeloja një koalicion për integrimin drejt Bashkimit Evropian. Edhe sikur kolicioni i PD-së të ishte i dyti kisha vetëm një rrugë, vendimin tim të dorëheqjes dhe insistimin tim për krijimin e një kolicioni me një Kryeministër Socialist. Ka një maturitet demokratik shumë më të madh nga politika shqiptare. Mos dëgjoni ju analistët militantë. Janë pseudoanalistë. Të cilët duhet të jenë protagonist të vlerësimit të këtij maturiteti politik. Disa prej tyre ju sëmuret mendja në mënyrë të atillë sa që çdo gjë bëjnë, veç analistin jo. Por dhe këtë e marr si një proces.
Liberalizimi i vizave, ju jepni garanci për qytetarët shqiptarë. Në vitin 2010 do të ketë heqje vizash apo do të ketë një raport si ai i propozimit për Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, për të lëvizur më vonë të lirë në BE, pra rreth fillimeve të 2011-ës?
Më ke bërë një pyetje që e kam të vështirë të përgjigjem. Se cili do të jetë vendimi i Bashkimit Evropian, vendimi do të jetë për heqjen e vizave me shqiptarët në 2010-ën. Kohën për të hyrë në fuqi ky vendim nuk mund ta parashikoj. Por ky vendim do të jetë në vitin e parë të madatit të dytë. Dhe shpresojë dhe do të punojë që ai të jetë sa më shpejtë operativ. Kjo është detyra ime.
A do të riaktivizohet moratoriumi për skafet në shator nga parlamenti dhe a jepni garanci që kufiri detar është i sigrtë?
Moratoriumi është në fuqi derisa parlamenti nuk e ka anulluar atë. Nuk ka asnjë ekuivok. Dhe nuk do të punojmë dot ne kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve për të lëvizur 20 apo 30 skafe bë det. Jo.
Ky lajm është publikuar: 18/07/2009