PS: Mandatet e vjedhura shkatërrojnë zgjedhjet
Autori i Lajmit: Suela Topi
Partia Socialiste nuk do të njohë zgjedhjet nëse nuk bëhet transparenca e votës në qarkun e Beratit, Tiranës dhe Shkodrës. Ky paralajmërim është përsëritur dje nga socialisti Erion Braçe i cili tashmë ka siguruar postin e deputetit. Sipas tij me rrëzimin e kërkesës së dy anëtarëve për rinumërimin votash, kërkesë që ligjërohet nga vetë kodi zgjedhor, mazhoranca politike në KQZ shfuqizoi garantimin e votës së lirë në Shqipëri. Braçe bëri të ditur se PS ka gati padinë penale për kreun e KQZ-së , Arben Ristani dhe anëtarët e tjerë të Komisionit që shkelin ligjin për numërimin e votave. Ai ritheksoi marrja e mandatit të nëntë në Fier është tregues i qartë i mungesës së mandateve të kryeministrit Berisha për të qeverisur Shqipërinë. Socialistët shigjetojnë kryeministrin si shkaktarin e shkatërrimit të procesit zgjedhor ndërsa pohojnë se qeveria e bërë me vota të vjedhura është e papranueshme.
Deklarata
“15 ditë larg nga dita e zgjedhjeve, Sali Berisha në rolin e dhunuesit të tyre, po u mohon shqiptarëve një rezultat përfundimtar, të drejtë, në përputhje me vullnetin e shprehur nga shqiptarët me votë. Sali Berisha në rolin e grabitësit përsëritës, po ju mohon shqiptarëve transparencën për çdo votë të numëruar dhe vlerësuar në të zezë apo errësirë”, - tha dje Braçe. Sipas tij kreu i PD-së në rolin e drejtuesit real, por të paligjshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po çmonton ligjin zgjedhor, duke shfuqizuar me dhunë të gjithë garantët ligjor që i japin të drejtën opozitës për të bërë transparencë mbi çdo votë dhe korrigjuar ligjërisht çdo veprim të paligjshëm që ka deformuar votën e numëruar dhe vlerësuar në të zezë. “Sali Berisha në rolin e dhunuesit të institucioneve i ka marrë tashmë zgjedhjeve institucionin garant të standardit të tyre, KQZ-në, kjo edhe me dëshirën e 4 anëtarëve problematikë edhe në të shkuarën të këtij institucioni, veçanërisht në raport me shpërdorimin e detyrës për qëllime politike dhe korruptive”, - shtoi ai. Deputeti socialist në qarkun e Beratit shtoi se për shkak të vullnetit antiligjor dhe antikushtetues të Sali Berishës, kulturës së tij kriminale në raport me të drejtat dhe liritë e njeriut, aleancës së pacipë, të qëllimshme, të provuar dhe dje në KQZ mes tij dhe Ilir Metës, për të diktuar rezultatin e zgjedhjeve në kushtet e krizës që i ka kapur shqiptarët nuk kanë dhe nuk do të kenë të materializuar në rezultatin zgjedhor vullnetin e tyre të shprehur më 28 Qershor. Për të gjitha këto, sipas tij, zgjedhjet tashmë janë shkatërruar dhe standardi i tyre po e rendit Shqipërinë edhe poshtë Ganës. Braçe theksoi se në të gjithë përpjekjen për reformën zgjedhore, të sanksionuara në nenet 136 dhe 138 të Kodit Zgjedhor, ky garant për procesin zgjedhor është më i rëndësishmi. Ky garant shtoi ai, është detyrues për KQZ-në, pa votim dhe jo nën çmimin e kryetarit apo anëtarëve të Sali Berishës në KQZ. Ai siguroi se selia rozë është e vendosur t i kërkojmë Kolegjit Zgjedhor të rivendosë këtë garant të votës duke numëruar drejt votat e qytetarëve të Beratit. Deputeti socialist theksoi edhe njëherë se vullnetit kriminal të Sali Berishës PS do ti t i përgjigjet me vullnetin e fortë ligjor për të mbrojtur dhe lexuar drejte çdo votë. “Ne kemi fituar kauzën, i kemi treguar gjithë Shqipërisë dhe ndërkombëtarëve, se Sali Berisha na vodhi për 5 ditë mandatin e Fierit dhe po bën prej 14 ditësh të njëjtën gjë me mandatin e Beratit. Numrat e zgjedhjeve tregojnë qartë se qoftë edhe një mandat i vjedhur, hedh në erë të gjithë rezultatin e zgjedhjeve, legjitimitetin e zgjedhjeve si dhe legjitimitetin e Parlamentit”, - tha ai.
Haxhiymeri: Duhet të bëhet analiza e humbjes
Partia Socialiste pranon humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit edhe pse një gjë e tillë nuk është thënë me zë të lartë në deklarata publike. Sekretarja për Shanset e Barabarta dhe Shoqërinë Civile në PS, Edlira Haxhiymeri e cila ishte një nga të përjashtuarat e listës së deputetëve vëren se humbja e politikës së re në zgjedhjet e 28 qershorit ka nevojë për një analizë të gjatë në struktura, pas shpalljes së rezultatit zyrtar. E pyetur mbi të ardhmen e kryesocialistit Edi Rama, pas këtij rezultati humbës, sekretarja për Shanset e Barabarta dhe Shoqërinë Civile i referohet statutit: “Nuk jemi në momentin që mundet të shprehemi për këtë. Besoj se statuti i PS-së e ka të shprehur qartë këtë”. Ajo shpjegon më tej arsyet që sipas saj çuan PS-në në një rezultat jo të mirë për të. Haxhiymeri pohon se gabimet në trajtimin e programit qeverisës dhe lënia e kandidateve nën hijen e kryetarit Edi Rama ndikuan negativisht përkundrejt elektoratit. “Mënyra se si u prezantua programi i PS-së, i cili për hir të së vërtetës nuk pati pika të forta goditëse, nuk bëri ndryshim nga programet e partive të tjera, madje pati parti të majta të tjera që prezantuan më fuqishëm disa nga elementët bazë të programeve të tyre. Një personalizim i tejskajshëm i fushatës la një shije pasigurie, paqartësie, pse jo krijoi dhe një lloj shtangie, frike në elektoratin e majtë pasi disa nga figurat nuk ishin të njohura dhe nuk u prezantuan në elektorat për të krijuar besimin e duhur. Ndërkohë po ta krahasosh me grupimin e djathtë atje u punua shumë më shumë për ekipin. Pati prezantime, pas prezantime, me emra të përveçëm, me CV të përveçme çka e realizoi lidhjen”, - është shprehur Haxhiymeri. Ajo shtoi se lidershipi socialist nuk mori votat e elektoratit të pavendosur për shkak se mesazhi “përtej të majtës dhe të djathtës” mbeti i paqartë dhe nuk arriti të prekë deri tek votuesit. “Ideja përtej së majtës dhe të djathtës mbeti në ajër dhe nuk shkoi dot tek grupet konkrete që votonin. Madje ndodhi një paradoks, PS u votua në shumicë nga moshat e pjekura çka do të thotë se pjesën e të rinjve, atyre që shprehin dhe mbrojnë një mentalitet tjetër ne nuk e thithëm dot. Pra, kjo strategji dështoi” – shprehet ajo. Edlira Haxhiymeri deklaroi më tej se pavarëisht këtij rezultati ajo vazhdon të jetë pjesë e PS-së. “Mbetem pjesë e partisë. Natyrisht lidershipi është gjithmonë i përkohshëm. Partia është atje, strukturat janë atje. Ajo është pasuri kombëtare”, - përfundoi Haxhiymeri.
Ky lajm është publikuar: 15/07/2009