“Rama u ndëshkua nga shqiptarët se zgjodhi mashtrimet”
Autori i Lajmit: red.
Këtu kryetari i qeverisë sulmoi rivalin e tij politik kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, duke thënë se lideri i PS-së u ndëshkua nga shqiptarët pasi zgjodhi alternativën e shpifjeve, trillimeve dhe mashtrimeve. Duke përmendur qendrimet e Ramës mbi projekte të rëndësishme të infrastrukturës rrugore siç është rruga Durrës-Morinë. Qendrime që kryeministri i cilësoi kundër zhvillimit. Berisha komentoi se: “Fushata mbaroi, zgjedhjet përfunduan, shqiptarët votuan. Matjanët dhe shqiptarët votuan për projektin europian, votuan për projektin për Matin europian, për Shqipërinë europiane, por i dhanë edhe ndëshkimin merituar alternativës së bazuar në shpifje, trillime, mashtrime, armiqësi të hapur ndaj korridorit të kombit, armiqësi të hapur ndaj zhvillimit të vendit. Një ditë dilte kundër rrugës, kundër korridorit të kombit, nesër ju garantoj se do të sulmojë rrugën e Arbrit, të cilën do ta ndërtojmë me shpejtësinë më të madhe”, tha Berisha. Kreu i ekzekutivit iu referuar dhe rezultatit të zgjedhjeve dhe përfundimit të tyre duke thënë se: “në këto zgjedhje nuk ka të humbur. Të humbur janë vetëm ata, të cilët nuk kanë asnjë interes kombëtar, nuk kanë asnjë interes social, nuk kanë asnjë interes familjar, përveç interesave vetjake dhe klaneve mafioze, me të cilat janë të lidhur. Me ata do merret ligji. Ne së bashku do të vazhdojmë projektet për një Shqipëri që katër vitet e ardhshme do të jetë një Shqipëri krejt tjetër, një Shqipëri europiane. Edhe një herë gëzuar dhe ju garantoj zoti kryetar se qeveria ime do të investojë dhe financojë çdo projekt tuajin, çdo projekt të komunave të Matit dhe të komunave të Shqipërisë”, tha Berisha. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Berisha i ka kthyer përgjigje akuzave të kryetarit të PS Rama, referuar disa vendimeve të marra në mbledhjen më të fundit të KRTRSH. Kreu i Berisha “Dje u ngritën kundër investimeve në turizëm, kundër investimeve në energji”. Berisha theksoi se qeveria do të vazhdojë ndërtimin e një infrastrukture moderne dhe revolucionin industrial, si kusht vendimtar që Shqipëria të bëhet një vend ndër më të zhvilluarit në rajon dhe më gjerë.
Ky lajm është publikuar: 18/07/2009