E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli uron Busek dhe Tsashevën

Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i dërgoi dje një letër urimi Presidentit të ri të zgjedhur të Parlamentit Evropian, zotit Xherzi Busek (Jerzy Buzek). Topalli në letrën e saj bënë një panoramë të përgjithshme të zhvillimeve në vendin tonë dhe të arritjeve të Shqipërisë. “Pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit, nisja e procesit të pajisjes me pasaportat biometrike, por edhe rezultatet e qarta në luftën ndaj krimit e korrupsionit janë hapa që tregojnë vullnetin tonë maksimal për përmbushjen e aspiratës evropiane të shqiptarëve. Qytetarët shqiptarë, janë dhe ndihen qytetarë të Evropës. Ata meritojnë të jenë pjesë e familjes evropiane dhe për realizimin e kësaj ëndrre, ne besojmë fort në mbështetjen tuaj i nderuar zoti Busek, edhe për faktin se ju vini nga një vend që e kupton më së miri këtë aspiratë”, - shkruan Topalli. Në letrën e saj, Kryetarja e Kuvendit fton Presidentin e ri të Parlamentit Evropian, për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Po dje kryeparlamentarja i ka dërguar një letër urimi dhe Seçka Tsashevës (Tsetska Tsachevës) e zgjedhur si Kryetare e Parlamentit të Bullgarisë. Topalli shpreh bindjen se Asambleja Kombëtare e Bullgarisë do të vazhdojë të japë një kontribut të rëndësishëm në jetën politike të këtij vendi por edhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. “Në këtë botë të vështirë dhe komplekse, unë e vlerësoj lart zgjedhjen Tuaj si Kryetare e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, duke besuar se ky fakt përbën një shembull perfekt të kontributit që gratë mund të japin në debate të ashpra politike. Në letrën e saj, Kryetarja e Kuvendit shpreh kënaqësinë për të pasur në një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kryetaren e re të Parlamentit të Bullgarisë, zonjën Tsasheva”, - përfundon letra e saj.

Ky lajm është publikuar: 15/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›