Berisha:Jemi vend i sigurtë për investorët

Kryeministri shqiptar Sali Berisha doli sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Duke zgjedhur të flasë italisht duke e nderuar kështu homologun italian, Berisha garantoi Berluskonin se Shqipëria është një vend i sigurt për investime. "Për mua për të gjithe shqiptarët është një ditë e madhe pasi kemi këtu një mik të madh të shqiptarëve, një italin të vërtetë. Takimi i sotëm më jep një kënaqësi të madhe pasi përpara jush, përpara gjithë shqiptarëve dhe italianëve kemi firmosur marrëveshje që do të ndihmojnë ekonominë shqiptare. Për ne është e rëndësishme që investitorët italianë zgjodhën të investoijnë në vendin tonë. Garantoj se italianët do të kenë jo vetëm lehtësirat, por edhe një mik të madh në qeverinë shqiptare", tha gjatë fjalës së tij Berisha. Kryeministri shqiptar Berisha i shpjegoi homologut italian për rrugën e reformave që ka nisur Shqipëria. Sa i përket energjisë, Berisha vuri theksin tek energjia bërthamore. "Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë. Të punojmë që investitorët italianë të vijnë të investojnë në këtë sektor dhe të zhvillohet ekonomia vendase