E Diel, 1 Nëntor 2026

TIFF sjell Arta Dobroshin dhe produksione të huaja nën logo shqiptare.

Së bashku me regjisorët Arta Dobroshi ka prezantuar filmin e saj si protagoniste në festivalin e 6 të filmit me metrazh të skurtër. Qetësia e Lornës është një histori që të lë mbërthyer pas ekaranit dhe të bën për vete. Arta Dobroshi është Lorna, vajza e cila martohet për të siguruar dokumentat belge, për një jetë më të mirë të sajë dhe të fejuarit të saj. Ky është një kompromis që ajo bën me të dashurin dhe përfundon në krahën e një narkomeni. Për këtë project artës i është dashur të punojë për 5 muaj e gjysëm. E ka pritur me shumë entuziazëm rolin në film dhe është dashuruar me të që në fillim saqë ka ndërprerë cdo mardhënie me argetimin e saj, punët e saj vetjake dhe për një kohë të gjatë i është dashur të futet brenda vetmisë së personazhit, Lornës. I është dashur që për shum pak kohë të mësojë gjuhën frënge dhe ka sakrifikuar në lookun e saj, duke prerë flokët. Filmi i ka dhënë një emocion të madh ashtu sikurse dhe regjisorëve dhe prodhuesve. E duket se në këtë festival që mban firmën shqiptare, produksionet e huaja me temë shqiptare nuk mungojnë. Një tjetër film, këtë herë dokumentar do të prezantohet në TIFF. Flitet për Shqipërinë e shumë viteve më parë, ku shumë italianë erdhën në Shqipëri dhe nuk patën kurrë mundësinë të kthëhen në familjët e tyre në Itali. Këto filma dhe të tjerë janë pjesë e një programi internacional që për të gjashtin vit radhazi vjen në Tiranë. Publiku do të dijë sit ë ti vlerësojë dhe ti ndjek.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›