“Riniring”, përzgjidhen 1.000 abonentët e parë që fitojnë nga 100 SMS secili
“Eagle Mobile” ka përzgjedhur dje 1.000 abonentët e parë fitues të fushatës së Vitit të Ri. Ata do të kenë mundësi që gjatë muajit janar 2009 të dërgojnë nga 100 SMS falas secili, për të uruar të dashurit e tyre. Ceremonia është zhvilluar në zyrat qendrore të kompanisë në praninë e noterit që ka ndjekur, asistuar dhe certifikuar të gjithë procesin. Ky është vetëm fillimi i fushatës promocionale të fundvitit. “Eagle Mobile” do të zhvillojë edhe dy përzgjedhje të tjera. Më 17 dhjetor 2008 do të përcaktohen sërish 2009 fitues të tjerë që do të përfitojnë po nga 100 SMS falas secili. Përzgjedhja e madhe do të zhvillohet më datë 31 dhjetor 2008 ku do tu jepet mundësia 100 abonentëve “Riniring” që të fitojnë secili nga një kompjuter portabël (laptop HP 550) së bashku me “Eagle USB” modem dhe një vit lidhje falas në internet. Po ashtu më 31 Dhjetor, 260 pjesëmarrës të tjerë në fushatë do të mund të fitojnë nga një telefon celular (10 Samsung SGH 780 dhe 250 Samsung C520). “Eagle” siguron se të gjithë pjesëmarrësit e deritanishëm do të përfshihen në të gjitha fazat e përzgjedhjes. Pra një abonent që ka kryer rimbushje dhe merr pjesë më shumë se një herë në fushatë, ka mundësinë të fitojë në të tre këto përzgjedhje. Për të marrë pjesë në fushatë si abonent “Riniring”, mjafton që abonentët e rinj të kryejnë rimbushje deri më 30 dhjetor 2008. Edhe abonentët aktualë “Riniring” mund të marrin pjesë në fushatë. Abonentët duke kryer rimbushje me kartat me vlerë 800 dhe 1.000 lekë përfitojnë 1 pjesëmarrje në fushatë, me kartat me vlerë 2.000 lekë fitojnë 3 pjesëmarrje dhe me rimbushjet e kryera me kartat me vlerë 5.000 lekë përfitojnë 10 pjesëmarrje në fushatë. Kjo është fushata e tretë në një kohë rekord nga “Riniring”. Tarifa rinore që nisi më 1 shtator 2008, në projektin e parë mundësoi ndjekjen e koncertit të divës së popit Madona në Mal të Zi për 1.000 miq të “Eagle Mobile”. Po ashtu gjatë muajit tetor, “Riniring” u dhuroi 67 abonentëve nga 670 orë bisede falas secilit dhe 670 abonentëve të tjerë nga 6.700 SMS falas secilit.