“Sigal” merr çmimin “Shoqëria më e mirë e sigurimeve në 2008”
Kompania e sigurimeve, lider në tregun shqiptar dhe rajonal, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, merr për të katërtin vit rresht çmimin si shoqëria më e mirë e sigurimeve në Shqipëri. “Finance Central Europe” e ka vlerësuar shoqërinë e sigurimeve “Sigal Holding” si shoqërinë më të mirë në Shqipëri. Që nga viti 2004, “Sigal” merr të njëjtat çmime nga F.C.E (Finance Central Europe), e cila e vlerësoi shoqërinë e sigurimeve me notat maksimale edhe për vitin 2008, duke i dhënë çmimet “Shoqëria më e mirë e sigurimeve në Shqipëri”, “Shoqëria më e mirë e sigurimeve në Shqipëri për ‘Vëllimin e Primeve’”, “Shoqëria më e mirë e sigurimeve në Shqipëri për ‘Efektshërinë e Investimit’”, dhe “Shoqëria më e mirë e sigurimeve në Shqipëri për ‘Fitimin Bruto’”.
Që nga viti 2002 e deri në 2008, “Sigal” është udhëheqës në tregun e Sigurimeve. AMF, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar rezultatet statistikore si kompania e parë në vend, me një volum primesh prej 28% të këtij tregu, e ndjekur nga vendi i dytë në treg me 16 %. “Sigal” sh.a. është kompania më e madhe e sigurimeve dhe e para shoqëri sigurimesh Holding në Shqipëri, e shtrirë në Kosovë e Maqedoni. “Sigal” është edhe e vetmja shoqëri risigurimi në këtë rajon. Prej plot 6 vjetësh, “Sigal” është kryesuesi i tregut shqiptar të sigurimeve në Shqipëri. Ndërsa në Kosovë e Maqedoni renditet ndër të parët me një progres rritjeje të shpejtë. Ndër tri kompanitë që ofrojnë sigurimin e jetës në Shqipëri, “Sigal Life” zë vendin e parë, me 40 % të tregut, e ndjekur më pas me një diferencë të madhe përqindjeje. Edhe në të gjitha klasat e sigurimeve të Jo-Jetës (Motorrike, Pasuri, Shëndet, Aksidente etj.), që në 2002 e deri në 2008, “Sigal” udhëheq tregun shqiptar të sigurimeve me 28 për qind (Motorriket 24.26 %; Pasuria 32.62 % etj.). Edhe për sa u përket dëmeve, “Sigal” është shoqëria e sigurimeve që ka fituar besimin e klientëve. Falë korrektësisë, respektimit të klientëve dhe përkushtimit ndaj tyre, “Sigal” vazhdon të mbetet kompania më e madhe e sigurimeve në vend e në rajon.