E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Lotaria Kombëtare transparente

Berisha shtoi se maxhoranca është e gatshme ta votojë bashkë me opozitën ngritjen e këtij komisioni, nëse do të bëhet i mundur.

"Proçesi ka qenë tërësisht publik dhe kryekëput transparent. I botuar në mediat ndërkombëtare, me kritere të përcaktuara e jo të shpikura. Natyrisht, kritere ndër më rigorozet të përcaktuara nga dy qendrat ndërkombëtare, qendra evropiane e lotarisë dhe ajo botërore.

Kriteri i artë i listës së kritereve të tyre është një: liçenca e transparencës, e cila përbën një dokument simbolik që këto kompani ia lëshojnë kompanive.

 Shqipëria nuk mund ta shmangte këtë kriter. Ne vendosëm këtë kriter, por ky kriter përjashtonte një seri kompanish, ndërsa dhjetra syresh e plotësonin atë", tha kryeministri Berisha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi.

Duke komentuar reagimet e opozitës ai tha se "për reagimet e bixhozçinjve, nuk kam asnjë impresion prej tyre. Po të ishte për mua lotaria do të ishte e ndaluar, por nuk mund të diktoj vullnetin tim në këtë rast" shtoi kryeministri Berisha.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-24 15:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›