E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamur Noka zgjidhet ministër i Brendshëm

Propozimi i LSI-së për të ndryshuar përfaqësuesit e saj në Qeveri, duket se ka nxitur Kryeministrin që të plotësojë vendin e ministrit të Brendshëm, i lënë vakant pas zgjedhjes së Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Republikës.
 
Me profesion mjek, të cilin e ka ushtruar për pak kohë, Flamur Noka, njihet mes demokratëve për karrierën e gjatë dhe të pandërprerë në Partinë Demokratike, nga ish-drejtues i Forumit Rinor dhe deri te posti i Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë.

Noka, i cili deri tani nuk kishte mbajtur asnjë post qeveritar, njihet mes demokratëve si një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Kryeministrit Berisha.

Me emërrimin e Nokës në krye të Ministrisë së Brendshme, bashkë me tre ministrat e rinj që u propozuan të premten në mbremje nga LSI-ja, u kanë dhënë fund edhe të gjitha hamendësimeve të tjera, se Berisha do ta përdorte postin bosh të ministrit të Brendshëm, për ndryshime më të thella në qeveri gjatë shtatorit, pra përpara nisjes jozyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-24 15:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›