E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Masa për shfrytëzuesit e fëmijëve



Sanksione për ata që shfrytëzojnë dhe punësojnë fëmijë nën moshë si dhe tolerancë zero ndaj analfabetizmit ka premtur kryeminsti Berisha në konferencën "Fëmijët shqipatarë drejt Europës" me rastin e festës së 1 Qershorit. "Do të punojmë dhe do të nxisim arsimin parashkollor si dhe do të ketë më shuma masa sigurie në mënyrë që fëmijët të mos bëhen pjesë e trafikut", u shpreh ai.

Më shumë kujdes për fëmijët ka premtuar edhe ministri i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera. Ministri Ksera deklaroi se më shumë kujdes do t'i kushtohet fëmijëve jetimë duke qenë një shtresë më e prekshme e shoqërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›