Bashkia e Tiranës, kënd të ri lojrash për fëmijët
Festës së fëmijëve, 1 qershorit i janë gëzuar të gjithë fëmijët. Në një ambient festiv, në praninë e kllounit dhe performancave të veqanta të animatorëve, dhe realizimit të pikturave nëpër fytyrë Bashkia e Tiranës ka inaguruar këndin e ri të lojërave për fëmijë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në lulishtën përbri Presidencës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama , pasi uroi fëmijët për festën e tyre theksoi se Bashkia e Tiranes do i kushtojë një vëmendje të veçantë ndërtimit të këndeve të lojërave nëpër kryeqytet, por edhe periferi.
Dita e Fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor sepse me këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjeneve në 1925. Shumë vende të botës e kanë pranuar ate si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim te mirëqënies së tyre.