Ndryshon ligji anti duhan, vjelja e gjobave i kalon Ministrisë së Financave
lejojnë pirjen e duhanit. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji krijohet një mundësi tjetër për të mbledhur gjobat. Bashkia duhet të përfshihet për të realizuar detyrimet e veta. Duhen bërë më shumë fushata sensibilizuese, u shpreh kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Tritan Shehu ditën e djeshme në ditën kombëtare kundër duhanit. Sipas statistikave Shqipëria mban vendin e parë në Evropë për konsumin e duhanit me një tendencë në rritje të konsumatorëve femra. Statistikat tregojnë se shqiptarët shpenzohen mesatarisht 1.4 milion dollarë në ditë për cigare. Ndaj për frenimin e konsumit të duhanit kërkohet rritja e çmimit dhe e taksave ndaj tij. Ajo çfarë është më shqetësuese në vendin tonë është konsumi i duhanit nga grupmoshat e reja dhe me tendence rritje tek vajzat që shkollën 9-vjeçare. Deri më tani ligji antiduhan nuk ka gjetur zbatim pasi me përjashtim të institucioneve shëndetësore ai konsumohet lirshëm në lokale, shkolla dhe ambiente të tjera publike. Shqipëria renditet ndër vendet e para për duhanpirjen tek moshat e reja. Sipas specialistit për duhanin në Institutin e Shëndetit Roland Shuperka, në 5 vitet e fundit, vendi ynë raporton statistika të frikshme për konsumuesit e duhanit kryesisht femra të moshës 13-15 vjeçare. Vajzat e qytetit të Tiranës pijnë 4 herë më shumë duhan se vajzat në fshatrat apo qytetet e tjera të vendit. Edhe konsumi i duhanit tek djemtë e kësaj grupmoshe në Tiranë është rritur 2 herë më shumë në krahasim me rrethet e tjera. Rritje e duhanpirjes vërehet dhe tek studentët ku 4 në 10 studentë konsumojnë duhan rregullisht. Mesazhi botëror në ditën botërore të luftës kundër duhanit është ndal duhanpirjes ndërsa shqetësimi i OBSH është rritja e numrit të femrave duhanpirëse, tha Shuperka. Për frenimin e epidemisë së duhanpirjes tek moshat e reja, janë organizuar në mbarë vendin fushata me të rinjtë e shkollave 9 vjeçare e të mesme. Por duket se problem mbetet duhanpirja në familje, e cila është një shembull negativ për fëmijët. Sipas Shuperkës, 50 për qind e fëmijëve që konsumojnë duhan kanë 1 ose 2 prindërit që pinë duhan rregullisht. Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik një duhanpirës në Shqipëri konsumon rreth 19 cigare ose pothuajse një paketë në ditë. E përkthyer në shifra, shqiptarët blejnë çdo ditë rreth 1.4 milionë dollarë produkte duhani, pa llogaritur grupmoshën 13-15 vjeç, në muaj kjo kosto është 42 milion dollarë dhe në një vit gati gjysmë miliardë dollarë. Në Ditën Ndërkombëtare kundër pirjes së duhanit në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve u organizuan aktivitetete të ndryshme nga nxënës të shkollave të Tiranës në kuadër të nismës Sport Pa duhan. Aktivitete që startuan me një kros sportiv në shenjë sensibilizimi kundër pirjes së duhanit nga ana e të rinjve si dhe përfshirjes së tyre në disiplina sportive si mënyra më e mirë për të parandaluar pasojat që duhani shkakton tek njerëzit dhe veçanërisht tek të rinjtë. Gjatë këtyre aktiviteteve u vunë në dukje aspektet negative dhe pasojat e rënda që sjell përdorimi i duhanit tek fëmijët dhe tek të rinjtë. Përdorimi i duhanit është një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit publik që bota ka hasur ndonjëherë. Rreth 1.3 miliard njerëz në botë janë përdorues të rregullt të duhanit. Duhani vret më shumë se pesë milionë njerëz në vit, në një mesatare prej një person për çdo gjashtë sekonda.