Ndërpritet seanca e Gërdecit
Seanca gjyqësore e Gërdecit që po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës është ndërprerë për të vijuar nesër. Prokuroria ka dhënë pretencën për të pandehurit e tragjeditë së 15 marsit të vitit 2008, ku mbetën të vdekur 26 persona.
Gjatë seancës së sotme u lexua dokumenti prej 136 faqesh i pretencës ndërsa dokumenti në total është rreth 500 faqe. Nesër në orën 10:00 senca pritet të vijoi me leximin e pjesës së mbetur nga pretenca e prokurorisë për 29 të pandehurit.
Ylli Pirani, drejtor i MEICO-s, Mihal Delijorgji, pronar i kompanisë Albademil, Dritan Minxholli dhe Sokol Ngjeçi, drejtues të fabrikës së demontimit, akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkëpunim në dëm të 26 personave. Me këtë akuzë ata rrezikojnë deri në dënim të përjetshëm.