Kompleksi i ri parlamentar vijojne perplasjet Kuvend-opozite

Mazhoranca dhe opozita vijuan dje akuzat per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar dhe shpalljen e studios ftuese. Socialistet pretendojne se studio fituese ka qene e paracaktuar duke e cilesuar konkursin nje farse.
Rasti me i fundit ku regjimi i kusarise eshte kapur me presh ne duar eshte rasti i nje konkursi nderkombetar ku fituesi ka qene i paracaktuar kohe para se vete konkursi te organizohej. Me kot perpiqet Jozefina Topalli te mohoje vertetesine e faktit se studioja Vjeneze COOPHIMELBLAU eshte fituesi i paracaktuar i projektit per Kompleksin e ri Parlamentar - tha Balla.
I menjehershem ka qene reagimi i Kuvendit nepermjet zedheneses se Kryetares se Kuvendit Suela Ruseti e cila rrezoi akuzat e socialisteve. Nuk ka pasur ndonjehere nje juri te personaliteteve te ketij kalibri pa folur per kryetarin e Jurise zoti Hans Ibelings maja e kritikes arkitekturore Boterore.
Po nuk ka pasur ndonjehere pjesemarrje kaq te madhe ne vleresimin e projekteve per Kompleksin e ri Parlamentar. Transparenca e plote e beri qe te zgjidhej me e mira sic e meriton celebrimi i 100 Vjetorit te themelimit te Shtetit Shqiptar - u shpreh zedhenesja.