Zevendesi i Klinton ne Prishtine firmos statusin e forcave SOFA
Ne 4-vjetorin e Pavaresise se Kosoves Shtetet e Bashkuara te Amerikes rikonfirmojne qendrimin e tyre pro shtetit te ri ne Ballkan. Per kete ka sherbyer edhe nje vizite e zv.sekretarit amerikan te Shtetit William Burns dje ne Prishtine vetem nje dite pas festimeve te kater vjetorit te Pavaresise i cili eshte takuar me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Hashim Thaci. SHBA-ja i jep mbeshtetje dhe perkrahje Kosoves ne te gjitha proceset e saj. SHBA-ja eshte e interesuar per perparimin e gjithe rajonit te Ballkanit perfshire Kosoven drejt integrimeve euroatlantike. SHBA-ja do te vazhdoje te mbeshtese Kosoven ne skenen nderkombetare rajonale dhe ate te brendshme dhe nuk do te inkurajoje asnje hap qe do te demtoje pavaresine e Kosoves - citon zyrtarin amerikan faqja e Presidences se Kosoves. Me keto mesazhe te forta ne kete pervjetor te Pavaresise Prishtina zyrtare duket se merr nje garanci te re per integritetin e vet por edhe per sa i perket raporteve te veshtira me Beogradin. Ky i fundit ka aktualizuar se fundmi idene e ndarjes duke provokuar madje edhe veprime qe udhehiqen nga parimi i faktit te kryer por gjendja e pezulltise eshte diktuar kryesisht nga presioni i komunitetit nderkombetar. I njejti mesazh eshte percjelle edhe ne takimin me Kryeministrin Hashim Thaci qe eshte nje nder dy politikanet kryesore te Kosoves. Madje sikurse thekson zyra e Kryeministrit kosovar mbeshtetja amerikane eshte premtuar te jete po kaq e fuqishme edhe pas perfundimit te mbikeqyrjes se pavaresise se shtetit. William Burns ka ritheksuar vazhdimin e perkrahjes se gjithanshme te SHBA-ve per shtetin e pavarur dhe demokratik te Kosoves per fuqizimin e sundimit te rendit dhe ligjit ne tere territorin e Kosoves...Burns theksoi se SHBA-te do te mbeshtesin fuqishem shtetndertimin e Kosoves edhe pas permbylljes se mbikeqyrjes se Pavaresise - citon zyrtarin amerikan qeveria kosovare. Vete Burns i shoqeruar ne kete vizite nga zevendes ndihmessekretari i shtetit Philip Reeker dhe ambasadori i SHBA-se ne Kosove Christopher Dell ka asistuar ne firmosjen e marreveshjes dypaleshe per statusin e forcave SOFA se bashku me ministrin e Jashtem Enver Hoxhaj. Kjo eshte nje vizite e nivelit te larte e cila i jep shtyse qendrimit te pales kosovare ne dialogun me Serbine.