E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:PD-ja nuk tërhiqet nga zbatimi i ligjit të dosjeve

Përpos kundërshtimeve të opozitës por edhe ndërkombëtarëve, Partia demokratike nuk tërhiqet nga zbatimi i ligjit të dosjeve. Kryeministri Berisha në takimin javor me deputetët në fillim të sesionit të ri kuvendor përsëriti edhe një herë tjetër thirrjen drejt kreut socialist Edi Rama për të propozuar emrat për komisionin e pastërtisë së figurave të larta. Shefi i qeverisë tha se merr guximin për të drejtuar këtë ftesë liderit socialist pasi kjo është një çështje e madhe politke që kërkon të ndahet nga e shkuara. Por edhe sepse, Berisha ka përgjigje për dy pyetje të cilat ia drejtoi Ramës duke synuar reflektim prej tij.Mazhoranca e djathtë duket e vendosur për të zbatuar ligjin e dosjeve i cili ka hyrë në fuqi si rrallë herë pa firmën e presidentit, ndërsa opozita ka deklaruar se do ta ankimojë në kushtetuese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›