Westin: Duhet politikë e shtrënguar fiskale
18/01/2009 Duke parë krizën globale, sipas Westin është më e rëndësishme se kurrë që qeveria të ndjekë politika të shëndosha makroekonomike. “Mesazhi që ne po përpiqemi të japim në këtë pikë është që të jeni sa më të kujdesshëm. Një politikë fiskale më e shtrënguar në vitin 2009 në krahasim me vitin 2008 do të jetë një pjesë kryesore e këtyre politikave të matura. Në sektorin financiar Banka e Shqipërisë do të duhet të vazhdojë punën e saj shumë të mirë në mbikëqyrjen bankare dhe me një monitorimin frekuent”, - theksoi Westin. Sipas saj, impakti i krizës ka nisur të ndihet dhe do të ndikojë te kërkesa për eksporte, te dërgesat e emigrantëve dhe investimeve si dhe në uljen e sasisë së kreditimit.