E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët për operatorin e katërt celular mbi 500 mijë abonentë

18/01/2009  Tenderi më 23 janar

Çdo pjesëmarrës në tenderin për operatorin e katërt celular, që do të zhvillohet më 23 janar të këtij viti, duhet të jetë operator i një rrjeti celular dixhital telefonik. Ai duhet të ketë pasur jo më pak se 500 mijë abonentë deri më 31 dhjetor 2007. Këto janë disa nga kushtet që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur për pjesëmarrësit. “Në rastet e bashkimit të investitorëve ky kusht duhet të plotësohet nga investitori (operatori i rrjetit) që do të zotërojë paketën e kontrollit të aksioneve në shoqërinë e re që do të krijohet sipas përcaktimit në pikën 1.6 të rregullores”, - theksojnë burimet zyrtare të AKEP-së. Nëse nuk realizohet ky kusht, ofertuesi nuk kualifikohet. Interesimi i kompanive për këtë tender ka qenë shumë i madh. Synimi është që me anën e këtij tenderi të kërkohen çmime akoma edhe më të ulëta për bisedat telefonike në Shqipëri në krahasim me ato që ofrohen aktualisht. Sipas një llogaritjeje të bërë nga ana e AKEP-së, deri tani për të tre operatorët që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri janë rreth 2.3 milionë përdorues. Aktualisht në tregun vendas të telefonisë celulare operojnë tri kompani: “AMC”, “Vodafone Albania” dhe “Eagle Mobile”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›