E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Rritja këtë vit 3.5 deri në 4 për qind

18/01/2009  Përfaqësuesja e FMN-së Ann Margret Westin theksoi pak ditë më parë në një intervistë se vlerësimi për rritjen ekonomike reale të vendit është 6 për qind në vitin 2008. “Ne gjithashtu i mbetemi parashikimit për një rritje ekonomike reale prej 3.5 – 4 për qind më 2009. Kjo duhet krahasuar me një rritje mesatare prej 2.5 për qind për Evropën Qendrore dhe Lindore, që është bërë në parashikimet tona për ekonominë globale të azhurnuara në nëntor të 2008”, - nënvizoi Westin. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar ecurinë makroekonomike në 2008-n. Rritja ekonomike, sipas Westin, ka qenë e fortë, në linjë me programin, sidomos gjysmën e parë të vitit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›