Për tre vjet resht rritja e pensioneve 12 për qind
18/01/2009 Qeveria miraton treguesit fiskalë për periudhën 2010-2012
Rritja e pensioneve do të jetë mesatarisht 12 për qind në vit gjatë periudhës 2010-2012. Qeveria ka miratuar kuadrin makroekonomik dhe treguesit fiskalë për tre vjetët e ardhshëm, ku është parashikuar një rritje e diferencuar e pagave për buxhetorët, por edhe rritja e pagesës së përmuajshme për pensionistët. Sipas relacionit përkatës, rritja e pensioneve do të jetë mesatarisht 12 për qind në vit. Shtimi i pensioneve bëhet në mënyrë të diferencuar për pensionet e fshatit dhe të qytetit, duke ruajtur raportin mes pensionit minimal dhe atij maksimal. Zakonisht rritja më e madhe bëhet për pensionet e fshatit.
Shpenzimet buxhetore
Për vitin 2010–2012 parashikohet të arrijnë rreth 32,02% të PBB-së. Sipas ekspertëve, në këtë vlerësim nuk përfshihet përdorimi i të ardhurave nga privatizimet strategjike, pasi ato do të jenë objekt i buxheteve suplementare. Burimet do të përdoren kryesisht për reduktimin e deficitit buxhetor në rreth 3,0 për qind të PBB-së dhe për mbajtjen e një ritmi të lartë të investimeve prej 7,25 për qind të PBB-së në vitin 2010 - 6,98 për qind në 2011 dhe 6,83 për qind në vitin 2012. Shpenzimet korrente parashikohen përkatësisht në masën 23,51 për qind më 2010-n, sipas relacionit të kuadrit makroekonomik, 23,57 për qind më 2011-n dhe 23,55 të PBB-së në vitin 2012.
Rritja ekonomike
Pavarësisht deklaratave dhe kundërshtive për nivelin e rritjes ekonomike, Qeveria vijon të jetë optimiste. Në parashikimet e saj rritja ekonomike nuk do të bjerë nën 6 për qind edhe gjatë viteve të ardhshme. “Duke marrë plotësisht në konsideratë edhe situatën e pafavorshme të krijuar në ambientin e jashtëm, e cila pritet të vazhdojë të paktën edhe për një periudhë afatshkurtër, rritja ekonomike për periudhën 2010–2012 parashikohet të jetë në nivelet e 6–7 për qind. Ndërsa inflacioni rreth nivelit prej 3 për qind”, - theksohet në relacionin shoqërues të dokumentit të miratuar. Më konkretisht, parashikohet që rritja ekonomike për tre vjetët që dokumenti merr në shqyrtim të jetë 6,7 për qind për vitin 2010, 6,9 për qind për vitin 2011 dhe 6,6 për qind për vitin 2012. “Krahas mbikëqyrjes së sistemit bankar nga afër politika monetare është materializuar kryesisht në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe mbikëqyrjen e likuiditetit, si dhe ruajtjen e ekuilibrave financiarë të sistemit, duke mos ndryshuar normën bazë të interesit”, - thekson relacioni.