Berisha:Përfundimi i procesit të MSA-së,falë arritjeve të qeverisë

Përfundimi i procesit të MSA-së të Shqipërisë me BE-në nga 27 vendet e europës është një akt historik. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp.Sipas tij ratifikimi i MSA-së nga vendet europiane është bërë falë sukseseve të reformave të qeverisë në fushën e drejtësisë,ekonomisë dhe në reforma të tjera. Shefi i ekzekutivit shtoi gjithashtu se marrja e ftesës të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe përfundimi i procesit të MSA-së përbën një sukses madhor në rrugën e integrimit në europë dhe në strukturat euroatlantike. Reformat në drejtësi dhe lufta me tolerancë zero të krimit të organizuar dhe korrupsionit dëshmoi suksesin e qeverisë në arritjen e objektivave përbëjnë bazën ligjore për Shqipërinë për të merituar statusin e kandidatit për në BE u shpreh Kryeministri Berisha.